“Asociacioni i nënshkruar nga tradhtarët e atdheut”, Halil Geci: Çka po pret Albin, bëje atë që po kërkon Amerika!

Politika

“Asociacioni i nënshkruar nga tradhtarët e atdheut”, Halil Geci: Çka po pret Albin, bëje atë që po kërkon Amerika!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 janar 2023 Në ora: 20:58
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, bërja e Asociacionit është detyrim dhe interes i Kosovës, ngase kjo është trashëgimi e Ahtisarit e ratifikuar në Parlament me dy të tretat e parlamentarëve nga qeveritë paraprake.

Ai shton se, asociacioni është ky që tradhtarët e atdheut i kanë shtuar kompetencat ekzekutive, duke e kaluar Ahtisarin plus.

“Amerikanët i kanë hequr dilemat se nuk do të ketë asociacion ku preket Kushtetuta dhe sovraniteti i vendit. Institucionet e vendit nuk duhet të hezitojnë, por duhet të dalin me qëndrim konkret në përputhje me Kushtetutën e vendit ngase asociacioni i komunave është trashëgimi e planit të Ahtisarit. Amerikanët kanë dalur hapur në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit”, thotë Geci.

Ai shton se, institucionet tona nuk duhet të hamenden, por duhet të veprojnë.

“Kryeministri Kurti deri më sot ka bërë të duhuren duke kundërshtuar ndarjen. Ka bërë të duhuren duke e kundërshtuar asociacionin me kompeteca ekzekutive, asociacion ky i nënëshkruar dy herë nga tradhtarët e atdheut dhe e ratifikuar në parlament. Çfarë lutje po pret nga Amerika kryeministri! Zyrtarët amerikan të nivelit më të lartë të shtetit Escobar, si dhe Këshilltari i Departamentit të Shtetit Z. Derek Schollet si dhe ekipa përcjellëse e tyre i hoqën dilemat se asociacioni nuk do ta prek sovranitetin dhe kushtetutshmërinë”, potencon ai.

Ai pyet se çfarë po presin institucionet tona?

“Ata që atdheut ia kanë lujtur guret e mexhes, si dhe ata që kanë kaluar mbi Ahtisarin plus, Amerika i ka lidhur për kungji të Hitlerit! Plani i Ahtisarit edhe ashtu ishte i dhimbshëm, megjithatë ne menduam se ajo punë mori fund, ngase mundësia jonë ishte vogël, vogëlsia e një shteti matet aq sa ka fuqi, e fuqia jonë si shtet ishte zero, ngase i forti bën ligjet, ashtu siç po bën ligje Rusia, po i thotë planetit ti je ti, unë jam unë. Pra Kosova duhej lidhur atin aty ku thonte gazda, plani i Ahtisarit ishte projekt i gazdës. Kur ky plan edhe ashtu i dhimbshëm iu detyrua Kosovës, merre dhe shuaj mos ta dëgjoi zërin, me gjithë dhimbje u dashtë të pranohet”, thekson Geci.

Sipas tij, Amerika e ka sjellur punën që asociacioni të formofet pa e pytur Kosovën e as Serbinë.

“Ajo çfarë duhet të bëjnë institucionet tona, duhen të ulen dhe të gjejnë ekspert juridik që t’i dekonstruktojnë rreziqet juridike, dhe ta formojnë asociacionin sa më shpejtë…! Nëse ti Albin nuk e formon, Memli dhe Lumi po rrinë në këmbë  mbrapa me të ndjekë ty dhe me i nënshkrua vet”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat