“Nuk përjashtohet lufta” – Analisti: Vuçiqi po tërheq poteza politikë për destabilizim, tregon cilët janë skenarët!

Politika

“Nuk përjashtohet lufta” – Analisti: Vuçiqi po tërheq poteza politikë për destabilizim, tregon cilët janë skenarët!

Nga: A.SH Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Faktori ndërkombëtar ka filluar trysninë për implementimin e aosicacionit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Seriba është këmbëngulëse për këtë marrëveshje, se duhet të zbatohet.

Mirëpo, kryeministri Kurti nga ana tjetër është i vendour se një asociacion me kompetenca ekzekutive nuk do të ndodhë.

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se stabilizimi në Ballkan lidhet me interesat e botës perëndimore, po që është kundër interesave të Putinit dhe të Vuçiqit.

Sipas tij, Serbia është duke e instrumentalizuar minoritetin serb në veri.

“Në interesin e Rusisë dhe të Serbisë është ngritja e tensioneve në rajon për çka edhe po punojnë këto shtete. Çdo stabilizim i Ballkanit, qetësim situate që lidhet me interesat e botës perëndimore, është kundër interesave të Putinit dhe të Vuçiqit, dy binjakëve siamezë. “Aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve të Wagner dhe formacionit “Ujqërit e natës”, në barrikadat që strukturat e Serbisë i kishin ngritur me urdhër të Vuçiqit në veri të Kosovës”, e thotë Daniel Smith, ekspert i pavarur i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është kjo e vërtetë e pa mohueshme, kur dihet se krejt pas luftën Serbia dhe kriminelët serbë, “Rojat e Urës”, duke e instrumentalizuar minoritetin serb në veri, kanë vu barrikada, kanë gjuajtur me bomba, kanë rrahur dhe maltretuar shqiptarë, duke mos i lënë ata të vendosen në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës", shprehet ai.

Tutje, analisti nuk e përjashton luftën, e incidentet që mund ta destabilizojnë situatën në Kosovë.

“Nuk përjashtohet që jo vetëm në Kosovë, do të kemi turbulenca serioze politike. As lufta nuk është përjashtur, si dhe as incidentet me përmasa ndërkombëtare. Disa shtetarë të rajonit, e më së shumti Vuçiqi janë duke tërhequr poteza politikë, që nuk i kontribuojnë qetësimit të tensioneve. Situata është duke u dramatizuar, me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, të papranueshëm për Kosovën. Sikur po kthehemi në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur Serbia mori bajrakun e tragjedive më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, me rastin e shkatërrimit me dhunë të ish-Jugosllavisë”, thotë ai.

Më tej, ai deklaron se me luftën në Ukrianë, Putin mundohet të provokojë luftë edhe në Ballkan, me Serbinë e pareformuar.

“Nëse lufta në Ukrainë zgjat, e duket se po, Putin ka mundësi të provokojë me luftë edhe Ballkanin, ku ka aleatin e saj natyror, Serbinë e pareformuar të Aleksander Vuqiqit, i cili është fokusuar për ndarje të Kosovës mbi baza etnike, e që për çudi ende po tolerohet nga bota demokratike. Por, Kosova për Serbinë do të jetë kafshatë që nuk kapërdihet, se po bëhen 23 vite të shtegtimit të saj në liri, dhe që nga viti 2008 është sovrane dhe e pavarur. Vuçiq çdo ditë po i rritë tensionet politike prej ultranacionalisti sheshelian. Ka krijuar atmosferë të luftës në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë, me tendencë të hapur shoviniste, “të gjithë serbët në një shtet”.

Mjaft gjatë Vuçiqi e ka mbajtur në tension situatën politike dhe të sigurisë në veri, për t’i penguar kështu organet tona në shtrirjen e plotë të sovranitetit. Fokusi i perëndimit ishte që të mos lejojë në tërësi ndikimin e Rusisë në Serbi, por kjo duket se nuk po rezulton suksesshëm, sepse Vuçiq, ende po mban lidhje të ngushta politike me Putinin, nga i cili ndikim vështirë se do të shkëputet, edhe pse nga BE-ja ka interesa vitale ekonomike. Se deri kur do të mbetet, të shprehem ashtu, i ulur në dy karrige, mbetet të tregojë koha…”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat