Eksperti i sigurisë tregon pse vizita e Kurtit në Turqi ndërlidhet me shmangien nga asociacioni një-etnik

Politika

Eksperti i sigurisë tregon pse vizita e Kurtit në Turqi ndërlidhet me shmangien nga asociacioni një-etnik

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 shkurt 2023 Në ora: 20:18
Kryesministri Albin Kurti dhe presidenti i Turqise, Erdogan

Kryesministri Albin Kurti ditë më parë ka propozuar në Kuvend 6 pika të cilat duhet merren parasysh për formimon e Asociacionit, të cilin po e kërkojnë me ngulm ndërkombëtarët.

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala ka analizuar në mënyrë kornologjike punën dhe poropozimet e Albin Kurtit këto ditë rreth çështje se Asociacionit.

Ai madje, propozimet e Kurtit i ka quajtur një bazament të mirë fushate të mundshme zgjedhore.

“Aspekti Kronologjik të veprimeve të Kryeministrit Kurtit:

Me datën 02.02.2023 , në Kuvendin e Kosovës Albin Kurti filloi një bazament të mirë fushate të mundshme zgjedhore duke publikuar 6 pikat e tij interesante të cilat janë :

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në RKS

2. Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas kushtetutës.

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanimat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standartet dhe modelet evropianë.

4. Paravendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke

6. Presidenti i Serbisë të tërheqet nga fushata diplomatike me vendet antare të BE-se.

Ai më tej, ka thënë se vizita e tij në Turqi, ka dy qëllimet por edhe i ka përquar mesazh diplomatik për Europën se Kosova mund të orinetohet nga Turqia.

“Me datën 03.02.2023, Kryeministri Kurti vizitojë Presidentin e Turqisë për të kërkuar mbështetje por edhe përçuar mesazh diplomatik për Europën se Kosova mund të orinetohet nga Turqia. (Ky ishte mesazhi publik), por qëllimi kryesor do të shpjegohet më poshtë.

Me datën 04.02.2023, në Zyrën e Kryeministrit Kurtit janë takuar me përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjakë e shqiptarë që jetojnë në Serbi. Pjesë e delegacionit ishin Sulejman Ugljanin, nga SDA Sanxhak, deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, e dy deputetë tjerë, Enis Imamoviq e Selma Kuçeviq.

“Tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, deklaron ai.

Image
Drizan Shala

Në fund, ai ka ‘përkthyer’ edhe pikat e propozuara nga Kurti, duke treguar edhe qëllimin e tyre.

“Le t’i analizojmë çdo pikë të propozuar të z. Kurtit se ku është qëllimi i tij:

Pika 1 e propozimit është ajo që përfaqëuesit e SHBA kanë potencuar që asgjë jashtë konturave të kushtetushmërise.

Pika 2 dhe 3 në këtë pjesë vizita e tij në Turqi ishte që të ketë mbështetjen e Erdoganit në komunën e Mamushit për ta orinetuar atë të jetë pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe që kështu të mund të ik sistemit mono etnik, si dhe të këtë impakt ndikim në Bosnje e Serbi që edhe atje të fillojnë që mbështet “muslimanët” në formimin e një Asociacionit siç e ka Kosova për serbët dhe kështu të detyrohet Serbia të tërhiqet nga insistmi për të formuar AMS.

Pika 4 do të asyetojë në të ardhmen intervenimin në luftimin e këtyre grupeve se kur do të ndodh kjo do të varet nga kalkulimet politike në prag të fushatave të mundshme nacionale si dhe ndërtimi i nënbazave policore në pjesën veriore deri të krijimi i një baze të re ushtarake për Xhandërmarinë e Kosovës.

Pika 5 dhe 6 këto dy pika do të jenë pjesë e pikës se 4 në kuazën e re politike që unë rezistova kundër presionit ndërkombëtar duke ruajtur Kosovën dhe integritetin e saj e jo siç ka punuar deri më tani këto partitë të ish regjimit.

Ky është backup plani në rast se nuk do të këtë marrëveshje finale apo në rast se do të kërkojë ri-legjitimitet politik për ashtu quajtur nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë”, përfundon ekspreti i sigurisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat