“Kurti nuk do të japë dorëheqje”, vjen mbështetja për kryeministrin – zbulohen ‘dredhitë’ e Serbisë së Vuçiqit!

Politika

“Kurti nuk do të japë dorëheqje”, vjen mbështetja për kryeministrin – zbulohen ‘dredhitë’ e Serbisë së Vuçiqit!

Nga: A.M Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 22:10
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Asociacioni vazhdon të jetë kryetema e zhvillimeve të fundit në vend, dhe jo vetëm.

Qeveria Kurti po gjendet përballë një presioni nga ndërkombëtarët, për formimin e Asociacionit.

Mirëpo, kryeministri ka refuzuar që ajo të formohet siç ishte nënshkruar në marrëveshjen e mëparshme, derisa vendosi 6 kushte për ta pranuar Asociacionin.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi trysninë që po i bëhet qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit.

FIllimisht, ai vlerësoi se duke marrë parasysh krimet dhe terroret që regjimi i Millosheviçit i ka bërë ndaj shqiptarëve, nuk do duhej të insistohej në pranimin e kësaj alternative të shtetit serb.

“Çfarë kërkohet më bindëse se gjithë ato dëshmi dhe materiale, që faktojnë realitetin e popullit të Kosovës, si dhe të kaluarën e hidhur nga regjimi i egër serb i Millosheviqit, dhe a ka gjë më ç’njerëzore se të mbulohen faktet dhe dëshmitë e tilla, për ta treguar realitetin e përjetimit të këtij populli të vuajtur për liri, i cili akoma e përjeton një padrejtësi të frikshme, që i shfaqet së fundmi nga shteti i Serbisë, me krijimin e Asociacionit një etnik serb në veri të këtij vendi.

Nuk mund të harrohen ato trajtime çnjerëzore dhe barbare, që i kanë ndodhur këtij populli nga regjimi i egër serb, dhe nga këto arsye e quajmë të pafrytshëm vizionin e kujdo qoftë, se Kosova duhet të miratojë alternativat e shtetit fqinj të Serbisë, brenda territorit të vet, kur Kosova, i respekton me Kushtetutë, gjitha të drejtat e minoriteteve që jetojnë në këtë vend, dhe në përputhshmëri me ligjet e Evropës”, deklaroi ai”, deklaroi opinionisti.

Sipas tij, Beogradi po luan një ‘lojë dinake’ me Kosovën, ku përmes Asociacionit po tenton të nxisë konflikte ndëretnike.

“Dredhitë e Serbisë, i gjejmë edhe në negociata dhe marrëveshjet e parapara në mes palëve në Bruksel, ku fryma e dekleratës europiane dhe qëndrimeve të saj mbetet pezull, e cila përjashton mundësinë e kthimit mbrapa të asaj që është nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit, të cilën pala serbe fare pak e ka respektuar sipas konventave dhe marrëveshjeve në mes dy palëve dhe me ndërmjetësimin e BE-së.

Marrëveshjet e Serbisë, ofrojnë vetëm formalitete, ato janë produkte të njëjta politike të shekujve të kaluar të saj, që shtrohen nga pala serbe me palën shqiptare, duke i tejkaluar normat e bashkëpunimit në mes dy vendeve të pavarura, dhe kjo lojë e Serbisë, përmes formimit të një Asociacioni një etnik serb, është një përpjekje që e sjell dhe e tërheq Kosovën mbrapa, duke e nxitë me qëllim një revoltë dhe nxitje të konfikteve ndëretnike”, theksoi ai.

Krahas kësaj, Preqi tha se kjo marrëveshje nuk është e sinqertë, ku për shkak të saj parashikoi pasoja të përbashkëta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë

Image
Dedë Preqi

“Edhe aktivistja serbe e të Drejtave të Njeriut, në Serbi, z.Sonja Biserko, thotë se përmes Asosacionit një etnik të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Serbia do ta bllokojë funksionimin e Kuvendit të Kosovës, dhe pastaj pas një kohe të shkurtër, do ta bllokojë edhe funksionimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Natyrisht, këto marrëveshje të shtetit të Serbisë, nuk janë marrëveshje të sinqerta, apo ndryshime të reja, por janë dredhi dhe praktika të vjetra, të cilat nuk mund të gëlltitën pa reagime dhe kundërshtime të fuqishme të palës shqiptare, me tendencë që të mbrohen të drejtat dhe idealet e këtij populli, ku secili qytetar të ketë vendin dhe respektin e duhur në këtë shtet.

Pasojat janë të rënda, që mund të sjell formimi i Asociacionit një etnik i komunave serbe, të cilat mund të jenë edhe pasoja të përbashkëta për të gjitha komitetet që jetojnë në Kosovë, dhe faktori kryesor është populli bazë dhe shumica e këtij vendi, që nuk duhet të lejojë deformimin dhe shkatërrimin e këtij shteti. Lindja e shtetit të Kosovës, ishte e besueshme, por shumë e mundimshme dhe e pa imagjinueshme, por ky akt po përvidhët dhe pretendohet të vidhët sot si një element i instrumentalizuar nga Beogradi, me ç’rast rolin kryesor po e luajnë akterë të ndryshëm në krye me Vuçiqin, dhe me përkrahjen e aktereve ndërkombëtar”, shpejgoi opinionisti.

Në vazhdim, ai foli edhe për qëndrimet e opozitës për këtë çështje, duke potencuar se kët parti nuk e fshehin dyfytyrësinë më sinjale të dyshimta.

“Nuk është rrugë e kërkuar dhe e drejtë, që formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do zgjidhte nyjen e problemeve në mes dy palëve, apo që mund ta ndryshonte situatën dhe krizën në mes serbëve dhe shqiptarëve, që është e arsyeshme dhe e domosdoshme për ta ngritur zërin tërë populli shumicë i Kosovës, i cili nuk ka vullnet dhe nuk disponon më durim të mjaftueshëm, duke pritur, që situata të përmirësohet në një mënyrë të tillë, apo së paku të sinjalizohet për një marrëveshje paqësore, duke formuar Asociacionin një etnik serb, që është forma dhe metoda më e përsosur e planit të Beogradit, për ta zhbërë në këtë mënyrë pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Në fakt, partitë politike të opozitës nuk e fshehin dyfytyrësinë e tyre me sinjale të dyshimta në përkrahjen e qeverinë dhe pozitës, prandaj ndjehet jehona e tyre për së mbrapshti, të cilët ata vetë e dinë pse-hen dhe deri ku do të jetë kufiri i ndjenjave të tyre, atëherë qeveria duhet jetë shumë e kujdesshme, që të ndërmerr hapa të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me opozitën, që të gjejnë një linjë të përbashkët, në mënyrë që të mbrohet populli dhe shteti i pavarur i këtij vendi”, u shpreh Preqi.

Më tej, opinionisti përmendi edhe qëllimet e Asociacionnit të cilat kanë për qëllim dëmtimin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, çështjen e Asociacionit të komunave serbe, duhet ta shqyrtojë dhe konsultojë me seriozitetin më të madh me gjithë faktorët e vet të brendshëm, si dhe të jashtëm, sepse Serbia, po shfrytëzon dhe nuhat lidhje e mundësi të ndryshme, duke demantuar dhe shantazhuar për Kosovën, si një vend trazirash, që shkakton destabilitet në vend edhe rajon, duke e nxjerrë vetëveten nga situata.

Dredhitë e Serbisë po ecën hapa-hapa, për ta sjellë Kosovën prapa, që përmes një Asociacioni një etnik serb, me kopetenca të plota, do e bëjë një trup të fuqishëm, që do ta marrë tiparin fillestar të vetëqenjës së tij, si një mini krahinë e pavarur në Kosovë, e cila mund ti ketë edhe simbolet e veta përkatëse, dhe gjitha kompetencat e saja të lidhura ngushtë me Serbinë.

Këto janë qëllimet e formimit të Asociacionit të komunave serbe, të cilat Kosovën, në një mënyrë do ta ndajnë dhe gjymtojnë pjesë-pjesë, për ta sjellë mbrapa apo duke e cunguar shtetësinë e saj në një mënyrë, jo përmes forcës ushtarake, por përmes politikës dhe luftës së ftohtë, të cilën variantë e ka planifikuar Serbia, së bashku edhe me ndihmën e disa ndërkombëtarëve që janë në krah të saj”, potencoi ai.

Ndër të tjera, ai beson se Kurti as nuk do japë dorëheqje dhe as nuk do lëshojë ‘pe’ për themelimin e Asociacionit.

“Prandaj, kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, dhe qeveria e tij gjinden sot në një presion të jashtëzakonshëm, si nga faktorët e jashtëm, poashtu edhe nga faktori i brendshëm nga opozita, dhe sikur kryeministri Albin Kurti, nuk do të ketë rrugëdalje tjetër, ose të lëshoj pe, ose të jap dorëheqje, por në bazë të autoritetit njerëzor e parimor dhe sinqeritetit të tij me përkushtim për të mbrojtur të drejtat e popullit dhe shtetit të vet, as nuk do të lëshoj pe, dhe as nuk e ka në mendje të jap dorëheqje”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat