Eksperti gjerman flet për kushtet e Kurtit për Asociacionin: Dyshoj se ai ka frikë me arsye për këtë çështje!

Politika

Eksperti gjerman flet për kushtet e Kurtit për Asociacionin: Dyshoj se ai ka frikë me arsye për këtë çështje!

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Kurt Bassuener

Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit, me seli në Berlin, ka folur për gjashtë kushtet që i ka vendosur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti ka deklaruar se Asociacioni, i cili doli nga marrëveshja Thaçi-Daçiq në vitin 2013, mund të themelohet vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Përveç Kushtetutës dhe Ligjit, ekzistojnë pesë kushte të tjera. Monoetnike jo. Reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të drejtat e pakicave. Prishja e strukturave dhe shpërndarja e armëve ilegale. Zbatimi, vetëm pas njohjes reciproke dhe në përputhje me OKB-në ku Serbia duhet të ketë pranuar parimet dhe marrëdhëniet ndërshtetërore me ne dhe në fund presidenti i Serbisë duhet të tërheqë pesë letrat që i ka dërguar në Spanjë, Sllovaki, Rumani, Greqi dhe Qipro”, ka thënë Kurti, në seancën e Kuvendit, javën e kaluar.

E sipas ekspertit Bassuener, kryeministri Kurti, po përpiqet të mbyll hendekun midis planit franko-gjerman dhe qëllimeve të tij politike.

“Mendoj se ajo që ka parashtruar këtu kryeministri Kurti është një përpjekje për të mbyllur hendekun midis planit (ende jo zyrtarisht i disponueshëm, por tani me pak më shumë informacione me paperin e FES) dhe qëllimeve të tij politike të vendosura - të cilat, natyrisht, janë jo vetëm të tij, kur është fjala për Kosovën”, ka thënë eksperti gjerman.

Ai ka treguar edhe frikën e “arsyeshme” të kryeministrit Kurti, që sipas tij, e ka shtyrë të dalë me 6 pika si kushte për themelimin e Asociacionit.

“Mungesa e njohjes, garancitë për njohje në të ardhmen (nga Serbia dhe 5 mosnjohësit e BE-së), dhe implikimi i karakterit ekzekutiv për Asociacionin (jo eksplicit - por dokumenti i FES-it duket se e nënkupton) të gjitha bien jashtë thirrjes së qeverisë së tij për reciprocitet me Serbinë.

Unë dyshoj se ai ka frikë - me arsye - se pranimi i propozimit ashtu siç është, do ta linte Kosovën në purgator të pafund të mosnjohjes dhe me një instrument ekzekutiv të kontrolluar nga Beogradi që vepron mirë në jug të Ibrit”, ka theksuar Kurt Bassuener për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat