Protesta, referendum kundër Asociacionit, analisti jep “parashikimin”, mund të formohet vetëm nga tradhtarët

Politika

Protesta, referendum kundër Asociacionit, analisti jep “parashikimin”, mund të formohet vetëm nga tradhtarët

Nga: N.Ejupi Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 10:04
Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lumir Adixhiku

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se së shpejti do t’i ftojë krerët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime.

Gjersa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka reaguar ndaj deklaratës për thirrje në Bruksel, presidenti serb, ka thënë se nuk Bruksel nuk do të shkojë për bisedime pa formuar Kosova Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të ma tregojnë kuptimin. Nuk i kam shmangur bisedimet për asnjë çështje. Para kësaj, Asociacioni”, ka deklaruar Vuçiq.

Analisti politik, Binak Maxharraj, thotë se Serbia nuk e ka për qëllim pozitën e serbëve të Kosovës, por e ka për qëllim ndarjen e Kosovës.

Maxharraj, kritikon edhe opozitën në Kosovë për rreshtim karshi Serbisë.

Image
Binak Maxharraj

“Deri kur duhet të pritet që emisari Gabriel Eskobar të kuptojë gënjeshtrat, mashtrimet e Serbisë se nuk është fjala për pozitën e serbëve të Kosovës, por për diçka më shumë, është luftë për territor që ky Asociacion të çon drejtë “Botes Serbe” me ide hegjomoniste për dominim çdo ku aty ku ka “bile edhe një serb”. Por në këtë rrëmujë dhe tymnajë nuk ka sjellje hiç më të mira se sa ato te Serbisë edhe opozita e mjerë e Kosovës, e cila që dy vite është rreshtuar karshi Serbisë duke e sulmuar vend e pa vend qeverinë e Kosovës me të gjitha kapacitetite sikur po e bënë Serbia dhe Vuçiq. E dihet shumë mirë, e këtë vetëm opozita e pafytyrë e harron se përballja e qeverisë Kurti me stuhitë ndërkombëtare po bëhet pikërisht për shkak të tuajin, për shkak të kopilave të huaj që ia lënë te dera kësaj qeverie e cila po lufton kundër tyre për të vetmin qëllim mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, të cilin ju në vazhdimësi tentuat ta ç’bëni së bashku me Serbinë duke i dalë krahë asaj, dhe se Asociacioni është pjellë e krerëve të saj. Prandaj në vend se ajo të jetë e bashkuar e unisuar për çështjet madhore të shtetit siç është Asociacioni një etnik serb që të mos ndodhë në Kosovë, ajo lëshon bullizma jo duke u rreshtuar në krah të qeverisë në mbrojtjen e atdheut, të cilin nëse i ndodhë kjo e keqe e ka një përfundim fatal pas ca kohësh, por pikërisht kjo opozitë e mjerë është rreshtuar në krah te Serbisë dhe ndërkombëtarëve të BE/SHBA që finalja e këtij rreshtimi përkrah Serbisë e ka fatalitetin jo të largët, sepse dihet mirë, e këtë nuk e dika vetëm Gabriel Escobar, se Serbia nuk e ka për qëllim pozitën e serbëve në Kosovës, sepse ajo është me e avansuar se sa në shumë shtete tjera perëndimore, por qëllim e ka, pasi që nuk i shkoi për dore ndarja e Kosovës”, deklaron Maxharraj.

Sipas tij, edhe një pjesë e ndërkombëtarëve nuk e kupton qëllimin e Serbisë për Asociacion.

“Sepse njerëzit e mëdhenj të Amerikës sikur ishte Popmey e shpartalloi ekipin që kishte për qëllim ndarjen e Kosovës, por tashti ajo po mundohet të realizojë përmes Asociacionit një etnik serb i cili e ka të njëjtin qëllim ndarjen e veriut përrallor të praruar në ar dhe argjend dhe zehe tjera me vlerë 800 miliardë dollarësh. E, këtë e done Serbia që po tenton për formimin e Asociacionit, por këtë s’po e kuptojnë edhe atë cilët duhet ta kuptojnë dhe që dikuar kanë luftuar për nxjerrjen e Kosovës nga Serbia kurse tash po mundohen ta kthejnë përsëri. Rrezikun permanent nga Asociacioni një etnik e sheh edhe Bugajski i cili thotë se ”çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike kur Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt ” duke e shënuar një hap me tej drejt “Botës Serbe”. Ose vlen të përmendet edhe dëshprimi i ndërmjetësuesit amerikan Richard Hoëbrooke siç quhej ”bolduzheri Amerika” i cila tani si i dëshpëruar thotë se ishte gabim i madh kur në vitin 1995 në Konferencën e Dejtonit lejuam ndarjen e Bosnjës në baza etnike”.

“Dhe ja se çka po ndodhë ”Republika Srpaska” me të gjitha organet institucionale e cila veç po pretë momentin të ndahet nga Bosnja e Hercegovina. Këtë nuk po e kupton as opozita e mjerë dhe e pa fytyrë duke i mos dalë zot vendit të vet, por me dije apo pavetëdije ajo po hesht, nuk reagon sa duhet as ndërkombëtarve e as Serbisë për kopilin që vetë me dorën e tyre ia lënë kësaj qeverie tanishme. Opozita e sotit nuk është aq shumë e interesuar që të krijojë një front të përbashkët kundër kësaj ngrehine që po i kanoset rreziku, ajo siç edhe duket më tepër është e interesuar të presë gjahun e vetë për te ardhur në pushtet dhe po pret se qakejt rrëzimin e saj për këtë ajo sot e këtyre ditëve sillet andej e këndej nëpër BE dhe Amerikë jo për ta mbrojtur vendin e vetë dhe të alarmojë edhe Amerikën për rrezikun qe do t’i ndodhë Kosovës, por po shtihavet me kritika kundër qeverisë me të vetmin qëllim që të vijë në pushtet. Por, jo o e mjerë nuk është më koha e Grenellit që të bashkoheni më për ta rrëzuar edhe një herë të njëjtën qeveri, sepse kjo qeveri tani i ka rrënjët thellë në popull, ai vendos për të e jo ndërkombëtarët, e as Serbia, e bile as opozita”, thekson analisti.

Asociacioni është një bombë me sahat, që do të plas shpejt nëse themelohet, thotë Maxharraj, gjersa shton se presioni nuk i shkon përshtatë demokracisë amerikane.

Asociacioni është fatkeqësia më e tmerrshme që po i përgatitet Kosovës. Edhe më e tmerrshme kur kjo po bëhet me pëlqimin, presionin dhe çmendurin e emisarëve amerikanë siç është Gabriel Eskobar dhe ambasadori në Serbi Hill, të cilët nuk po diagolojnë, por po kërcënojnë, po bëjnë presion të paparë çfarë nuk i shkon përshatë demokracisë amerikane që të veprohet kështu kundër një populli të vogël të cilin vet e ka nxjerrë nga gjenocidi serb. Pra Asociacioni është një bombë me sahat e cila do të plasë shumë shpejt nëse themelohet dhe votohet, është një kancer me metastaza. Kjo është e pashmangshme nëse ndodhë që të themelohet”, vazhdon analisti.

Ai ka kërkuar të bëhen protesta, të organizohet referendum që të mos formohet asociacioni.

Sipas Maxharrajt, nëse ndërkombëtarët e rrisin presionin edhe mund të nënshkruhet asociacioni nga tradhtarët.

“Është për inkurajim se qeveria dhe presidenca e Kosovës në krye të së cilës janë liderët e dalë nga vota e popullit, të pa kurroptuar dhe të shantazhuar do t’i dalin zot shtetit duke mos e lejuar në asnjë mënyrë dhe në kurrfarë forme të formohet, sepse është në pyetje shteti dhe pavarësia e tij. Kjo duhet të mbrohet me çdo mjet, nëse është nevoja të shkohet dhe në zgjedhje të parakohshme, por edhe me protesta gjithë popullore brenda dhe jashtë Kosovës, nëse është nevoja edhe të shkohet me referendum gjithë popullor dhe një gjë e tillë nuk duhet me kurrfarë çmimi te lejohet të ndodh. Në të kundërtën, nëse i ka kap zori ndërkombëtarët si ata të BE-së dhe SHBA-së që me çdo kusht ta formojnë Asociacionin një etnik, kjo fantazmë që po i sillet pa të drejtë Kosovës mbi kokë, nëse emisarëve të tipit Gabrile Escobar Miroslav Lajçak u ka mbetur me mendje më shumë te Serbia me Vuçiqin, sa sa te Kosova mbi të cilën Serbia ka bërë krime, gjenocid të tmerrshme atëherë ata nuk mund të gjejnë askënd, as në qeveri dhe presidencë dhe në asnjë institucion shtetëror nuk mund të gjejnë njeri që e ka guximi ta nënshkruaj Asociacionin një etnik. Por, nëse ndërkombëtarët e rrisin presionin ata mund të gjejnë plotë njerëz nga opozita që e nënshkruajnë Asociacionin sepse Kosova është e mbushur me plot tradhtarë që janë të gatshëm të nënshkruajnë akte antikushtetuese, anti kombëtare në dëm të vendit, por që historia do të ua tregojë vendin dhe do t’i konsiderojë si plehra dhe fekalie të kombit”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat