“Gjykim i rëndë”/ Tomë Gashi jep një paralajmërim për rastin e Thaçit - ja pse do të zgjasë me vite!

Politika

“Gjykim i rëndë”/ Tomë Gashi jep një paralajmërim për rastin e Thaçit - ja pse do të zgjasë me vite!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 11 shkurt 2023 Në ora: 22:00
Hashim Thaçi dhe Tomë Gashi

Ditë më parë Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë ka vazhduar të insitoj që nëntë dëshmitarë të saj, të dëgjohen para se të nis çështja e Prokurorisë në Gjykatën Speciale.

Mbrojtja e Thaçit, udhëhequr nga avokati Gregory Keohe, ka listuar arsyet pse po e kërkon një gjë të tillë. Faktorët kryesorë pse kjo kërkesë duhet të pranohet, sipas mbrojtjes janë mosha e shtyrë e dëshmitarëve si dhe koha e parashikuar kur do të fillojë çështjen e saj.

Në këtë frymë, sipas avokatit Keohe, ekziston rreziku që dëshmitarët të mos jenë gjallë kur gjykimi është në fazën e paraqitjes së çështjes së mbrojtjes.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha që avokati nuk mund ta di nëse dëshmitarët janë apo jo gjallë gjatë këtij procesi të gjykimi.

Pasi sipas tij gjykimi do të zgjasë dhe do të jetë i rëndë për Thaçin e edhe për dëshmitarët.

Avokati nuk e din se kush do të jetë gjallë e kush jo gjatë gjykimit të klientit të ti, Hashim Thaçi. Ka gjasa që edhe vet avokati i Thaçit të mos jetë gjallë. Kjo nuk varet nga ai e as nga askush tjetër, janë gjëra që ndodhin dhe është në duarë të tjetërkujt se kush sa jeton.

Por një gjë e din fare mirë avokati apo duhet ta dij se gjykimi do të zgjasë shumë dhe do të jetë i rëndë dhe me plotë emocione si për Thaçin, si për dëshmitarët që do të paraqiten, qoftë dëshmitare të mbrojtjes apo të prokurorisë, e që mund të jenë mbi 300 dëshmitarë”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thekson që gjykimi do të zgjasë 4 deri n5 vite.

Shkruasit e landës kanë mbi 1 milon faqe plus qëë janë edhe materiale vizuele si inqizime, deklarime publike etj. Duke e ditur që gjykimi do të mbahet në anglisht e do të përkthehet në gjuhen shqipe dhe serbe. Pra ka për të zgjatur së paku 4 deri 5 vite deri në përfundim dhe për këtë askush se din se kush do të jetë gjallë e kush jo”, shpjegon avokati.

Ndër të tjera, avokati thekson që ky propozim më herët është refuzuar dhe se tani për t’i dëgjuar si dëshmitarë apo jo do të vendos trupi gjykues gjatë gjykimit.

Propozimi i avokatit për dëgjimin e 9 dëshmitarëve është refuzuar një herë nga gjyqëtari i procesit paraprakë dhe tani për t’i dëgjuar si dëshmitarë apo jo do të vendos trupi gjykues gjatë gjykimit

Dhe në fund, këta janë dëshmitarë rrethanore dhe quhen dëshmitarë për të njoftuar Gjykatën për karakteritn e klientit të avokatit që po i propozon, por këta nuk do të deshmojnë për pikat e aktakuzës”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat