Sheholli jep zgjidhje për Asociacion, ja si mund ta ketë flamurin dhe simbolet

Politika

Sheholli jep zgjidhje për Asociacion, ja si mund ta ketë flamurin dhe simbolet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 shkurt 2023 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se plani evropian përbën një avancim serioz në raportet ndërkombëtare me Serbinë si dy shtete që e njohin shtetësinë njëra- tjetrës defakto.

Ndërsa, sa i përket çështjes së Asociacionit ai ka thënë se do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit, i cili mund të krijohet nëse plotësohen 6 parimet që i ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës.

Kushtet e kryeministrit për formimin e asociacionit janë:

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi. Para vendosjes së asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke meqë rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së. Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, thotë se asociacioni është obligim ndërkombëtar.

Sipas tij, zgjidhja do të jetë fillimisht statuti i Asociacionit, pastaj kah fundi i muajit shtator formimi i tij.

“Asociacioni është obligim ndërkombëtar që çdo ditë po na e bëjnë me dije SHBA që duhet të zbatohet. Zgjidhja është së pari Statuti për asociacionin, pastaj mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri dhe diku kah muaji shtator i këtij viti formimi i asociacionit në frymën kushtetuese. Çdo mos zbatim i këtij obligimi ndërkombëtar shtetin tonë do ta sillte në situatë të pafavorshme dhe izoluese”, pohon Sheholli.

Image
Fatmir Sheholli

Tutje sipas tij, garantues të Asociacioni janë SHBA-të dhe nuk ka arsye për frikësim.

Ai ka treguar se sektori i analitikës në Institut, ka arritur ta kuptojë profilin e kryetarit të ardhshëm të Asociacionit.

Ndërsa, sa i përket simboleve dhe flamurit, Sheholli thotë se identifikojnë një mekanizëm, e jo shtetin e Kosovës.

“Garantues i zbatimit të asociaconit janë SHBA-të andaj shteti ynë nuk ka arsye të frikësohet nga asgjë derisa Amerika është garantuese. Sektori i analitikës në Institutin për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike ka arritur të kuptojë profilin e kryetarit të ardhshëm të asociacionit, pra profilin e tij apo asaj por jo edhe emrin. Natyrisht që asociacioni si edhe çdo OJQ do të ketë simbolet e veta, por duhet ta kuptojmë që ato janë simbole që identifikojnë një mekanizëm e jo shtetin e Kosovës. Çdo simbol do të jetë në konfirmim të kushtetutes së Republikës së Kosovës”, përfundon Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat