“Kompromise të dhimbshme” – Profesori tregon qëllimin e deklaratës së Blinken: Kjo do të ishte vdekjeprurëse për Serbinë!

Politika

“Kompromise të dhimbshme” – Profesori tregon qëllimin e deklaratës së Blinken: Kjo do të ishte vdekjeprurëse për Serbinë!

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan, Antony Blinken, një ditë më parë ka thënë se udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës do të "bëjnë kompromise të vështira" për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t'i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, shkroi Blinken.

Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se se deklarata e Blinken është një porosi se pajtimi mes dy vendeve është aktivizuar edhe SHBA-ja.

Por, ai për këtë deklaratë thotë se është një e mirë brenda saj, që nuk vije nga Lajçaku i BE-së i cili anon më shumë nga Serbia.

“Urimi i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve, Antony Blinken, dërguar presidentit Vuçiqit me rastim e shtetësisë së Serbisë sa është dashamirëse për Serbinë, por aq edhe reflektuese, këshilluese, paralajmëruese e me tone përgjegjësie serioze ndaj dialogut Serbi - Kosovë për njohje reciproke, duke u shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise të dhimbshme apo të vështira për t'u transformuar, kthyer, zbutur e ëmbëlsuar kjo armiqësi shekullore në paqë. Sesa serioze është kapur plani franko-gjerman nga amerikanët tregon vetë deklarata e Sekretarit Blinken i cili mban postin më të lartë pas presidendit Biden që në shtetet tjera parlamentare do ta kishte fuqinë e kryeministrit. Qëllimi i deklaratës së "kompromiseve të vështira" serbe-kosovare nga Sekretari Amerikan Blinken është porosi e qartë se për pajtimin e dy vendeve fqinje, përveç BE-së seriozisht e njëqindëpërqind është aktivizuar edhe SHBA-ja për zgjidhjen përfundimtare paqësor të Serbisë me Kosovës me anë të kompromiseve të vështira, por të mundshme.

E mira e Kosovës është se kërkesa e kompromiseve me Serbinë nuk vjen nga Lajçaku i BE-së i cili anon më shumë nga Serbia, por nga krijuesit dhe themeluesit e Republikës së Kosovës, SHBA-të, Eskobar dhe Sekretari i SHBA-së, Blinken. Sipas opinioneve në Serbi, po edhe në Kosovë mund të themi se kompromisi më i vështirë për Serbinë do jetë njohja e Kosovës, kurse për Kosovën do jenë asociacionet e komunave të pakicës serbe në Kosovë. Dhe se këto kompromise të vështira e sakrifikuese do ia mundësonte Serbisë anëtarësimin në BE, kurse Kosovës do i mundësohej anëtarësimi në OKB dhe instancat të tjera më të larta evropiane e botërore. Pika e dobët e Kosovës është se në Administratën Amerikanë nuk ka ndonjë personalitet që do i kundërvihej ish-funksionarit amerikan Grenellit i cili brenda Senatit Amerikan bën një fushatë të ashpër proserbe e antikosovare”, shprehet profesori.

Image
Sulejman Mehazi

 

Ai thotë se plani franko-gjerman do ta detyrojë Serbinë të marrë vendime të vështira, duke shtuar se vdekjeprurëse për Serbinë do të ishte njohja e Kosovës.

“Megjithatë plani franko-gjerman e detyron Serbinë të merr vendime të vështira për ta njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, njësoj sikurse Kosova që është e detyruar të krijojë asociacionet e pakicave serbe në Kosovë.

Mendojmë se më vdekjeprurëse për Serbinë do jetë njohja e Kosovës sesa kompromisi i Kosovës për asociacionet e pakicave 5% serbe në Kosovë.

Pra, teatri i dramës së dialogut, Serbi-Kosovë, sipas mesazhit politik të Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, është se, kompromisi i njohjes së Kosovës për Serbinë do jetë tragjike, kurse kompromisi për asociacionet e pakicave serbe për Kosovën do jetë komike”, përmbylli Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat