Eksperti i sigurisë flet për operacionin policor në veri - ky është paralajmërimi i tij!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për operacionin policor në veri - ky është paralajmërimi i tij!

Nga: M.Haziri Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 21:02
Hajrullah Tërnava

Situata në vend po vazhdon të jetë shumë e tensionuar.

Ngjarjet e zhvilluara kohët e fundit kanë arritur të sjellin reagime të mëdha në opinonin publik.

Së fundmi një operaicon policor në veri të vendit që shkatërruan shumë laboratë duke e luftuar kështu krimin e organizuar.

E në lidhje me këtë ka folur për “ Bota sot” eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

"Në situatën konfliktuoze që gjendet Kosova me Serbinë që nga vitet 1990 e deri më 1999, por edhe deri më tani, e që po e ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, çështja e barrikadave tani po i përngjan një loje ngacmuese, se edhe sikur deri më tani prapë ata do t’i largojnë vetë ato barrikada. Por këto veprime ndërmerren për qëllim të mbajtjes së situatës konfliktuze ashtu të acaruar-ndezur, që ndoshta faktori ndërkombëtar me ndërmjetësimet që po i bëjnë. Por mos të harrojmë ne, por edhe të tjerët, se shembuj të tillë si veriu ka në shumë shtete përreth. Si në vet Serbinë që ka popullata të pakicave të shumta në territore të saja, sikur që është Vojvodina me hungarez, Sanxhaku me shqiptarë dhe boshnjak, Bujanovci, Medvexha dhe Presheva në tërësi me shqiptarë e mos të flasim edhe për shtetet tjera si Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Greqia që do të thotë se po iu dhanë ato pjesë të veriut Serbisë, me këtë do të hapet “kutia e pandores” dhe do ta kemi një luftë të tërë në këto troje”, u shpreh ai. 

Tërnava thotë që Serbia e di që KFOR-i e mbron territorin e Kosovës dhe për këtë arsye lëvizjet në atë pjesë të monitoruar. 

“Mos të harrojmë se sovranitetin e territorit të Kosovës e mbron KFOR-i, si garantues i kufirit me Serbinë, dhe brenda këtij institucioni ushtarak ka shërbime të ndryshme që e kanë tërë kohën situatën nën vështrim, dhe për të gjitha lëvizjet që bëhen edhe tani në ato pjesë, ata i kanë të gjitha informacionet për të gjitha ndodhitë që ndodhin”, shpjegon eksperti i sigurisë. 

Krejt në fund, ai potencon se serbët e kanë të qartë se edhe në ato pjesë të veriut, tani si shumicë policët janë shqiptare, sepse policët serbë e kanë lëshuar me vet dëshirë punën. 

Prandaj, ai thotë se nëse ndodhin tani incidente si më parë, ata e kanë të qartë se tash do të ballafaqohen me policë shqiptarë. 

“Vetëm ta përkujtojmë faktin se edhe Kosova tani i ka institucionet shtetërore sikur ushtrinë e saj si FSK, Policinë, AKI dhe shumë shërbime tjera shtetërore që i nevojiten shtetit, prandaj Kosova më nuk është ajo e viteve të 90-ta, që edhe për këtë e dinë mirë Serbia. Serbët si deri më tani që kanë bërë incidente të ndryshme edhe ndaj policisë të Kosovës, mund të tentojnë incidente të tilla prapë, por tani serbët e kanë të qartë se edhe në ato pjesë të veriut tani si shumicë policët janë shqiptare, sepse policët serbë e kanë lëshuar me vet dëshirë policinë. Prandaj nëse ndodhin tani incidente si më parë, ata e kanë të qartë se ndryshe tani do të ballafaqohen me policë shqiptarë”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat