“Amerika po mundohet të nxjerr Kosovën nga humnera”, Halil Geci fton ndërkombëtarët t’ua mbyllë derën këtyre politikanëve

Politika

“Amerika po mundohet të nxjerr Kosovën nga humnera”, Halil Geci fton ndërkombëtarët t’ua mbyllë derën këtyre politikanëve

Nga: N. Shaqiri Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 23:05
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u munduar të nxjerrin Kosovën nga humnera të cilën e kanë futur ish qeveritarët.

Geci i drejtohet Amerikës se populli i Kosovës më nuk i beson askujt.

Sipas tij, vetëm referendumi e shpëton Kosovën nga Zajednica me kompetenca ekzekutive dhe e qetëson situatën.

Kush nga liderët e opozitës munden ta kapërcejnë situatën të cilën e kanë krijuar vetë….!?? Askush!? Të shtiturit e territ tinëz me Vuçiqin e kanë emrin opozitë. Ata natën kanë mbetur me barrë e sot po pjellin në pikë të ditës, me kumbareshen Mogerini e me garantus Grenellin. E sot s’po mundohen të fshehin kopilin e nënëshkruar te ofiçari me emrin “Zajednicë” së bashku me Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Lutfi Hazitin e Agim Veliun”, thotë Geci.

Sipas tij, sot tradhtit e nënshkruara nga ta po i kushtojnë atdheut me zhbërje duke shkelur gjakun e derdhur për liri, duke e shkelur Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku i jep Kosovës të drejtën për vetëvendosje.

“Ndërkombëtarët duhet ta dinë se këta nuk janë Kosova, nëse është nevoja bëjmë edhe referendumin popullor për ta marrë vendimin nga sovrani, a duhet apo nuk duhet “Zajednica”…! Ndërkombëtarët gjithashtu duhet ta dinë se fillimi i zhbërjes së Jugosllavisë ka filluar nga Serbia dhe ende nuk kanë mbaruar synimet e Serbisë të madhe me parullen aty ku është një serb, aty është Serbi”, thotë Geci për “Bota sot”.

Veprimtari i LDK-së, pohon se, qëllimi i Serbisë ishte organizimi i serbëve jashtë Serbisë, konsolidimi i kontrollit të Partive Demokratike Serbe (SDS), dhe përgatitja e armëve dhe municioneve në një përpjekje për të krijuar një vend ku "të gjithë serbët me territoret e tyre do të jetonin së bashku në të njëjtin shtet".

“Një grup i veçantë i operativëve të fshehtë dhe oficerëve ushtarakë u ngarkua për zbatimin e planit. Këta njerëz më pas ndërmorën aksione të shumta gjatë luftërave Jugosllave që më vonë u cilësuan si spastrim etnik, shfarosje dhe gjenocid. Ndërkombëtarët duhet ta ndalojnë njëherë e mirë Serbinë, shansa për ta ndaluar është o sot, o kurrë”, shton ai.

Sipas tij, së bashku me Serbinë duhet të ndalojnë edhe ata që nënshkruan “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive.

“Populli i ka ndaluar me votë, ndaloni edhe ju mos i përkrahni. Prandaj rendi është që ju ndërkombëtarë t’ua mbyllni derën që t’mos pyetën të njëjtit për Kosovën, ata që dje e shitën dhe e tradhtuan atdheun, sot nuk munden të jenë ndryshe pos tradhtarë të atdheut”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat