“Kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm duhet të përgjigjen”/ Profesori ‘zbërthen’ deklaratën e Sanduloviç

Politika

“Kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm duhet të përgjigjen”/ Profesori ‘zbërthen’ deklaratën e Sanduloviç

Nga: A.SH Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:54
Nikola Sanduloviq

Me rasti e Pavarësisë së Kosovës, kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, bëri homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz.

Madje, ai ka thënë që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen.

Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviqi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush.

Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush, me ardhjen time në pushtet do të përgjigjen. Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqë të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviq.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar deklarimet e e politikanit serb duke thënë se tregon se për krimet e luftës në Kosovë ende nuk kemi përgjegjësi individuale dhe kolektive të kriminelëve serbe dhe të shtetit serb, e poashtu edhe jep edhe një kritikë ndaj faktorit ndërkombëtar pse i ka "harruar" krimet dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve.

“Dje, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Nikola Sandulloviç, mori pjesë në festim dhe shkoi edhe në vizita tek varret e heronjëve. Në homazhet e bëra në Prekaz mori pjesë edhe Sanduloviç. Ai kërkoi falje ndaj popullit shqiptar për krimet serbe të regjimit të kaluar. Sanduloviç bëri edhe thirrje të hapur ndaj faktorit ndërkombëtar që të ndryshon qasjen politike dhe diplomatike ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiqit. Epiqendra e thirrjes ishte edhe ndjekja e kriminelëve serbë për krimet e luftës në Kosovë.

Ky veprim i Sanduloviçit i ka disa anë që duhet theksuar:

1. Personalisht jep shembull se si duhet një udhëheqje e një shteti, sikurse është Serbia me Vuçiqin kryeta, me u sjellë ndaj popullit që e ka dhunuar dhe mbi të cilin ka bërë krime të luftës.

2. Tregon se politika e faktorit ndërkombëtar kundruall Serbisë është e gabuar dhe se duhet të ndryshon qasjen politike e diplomatike.

3. Tregon se për krimet e luftës në Kosovë ende nuk kemi përgjegjësi individuale dhe kolektive të kriminelëve serbe dhe të shtetit serb.

4. Bën kritikë ndaj faktorit ndërkombëtar pse i ka "harruar" krimet dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve dhe

5. Jep shembull se si duhet për dhunën dhe krimet e luftës, si dhe per vrasjet dhe masakrat, përkatësisht për gjenocidin serb, të kërkohet falje nga shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Është mirë se si një personalitet serb mori pjesë në festimin e Pavarësisë së Kosovës, duke dënuar dhunën dhe duke kërkuar falje. Kjo është pozitive. Megjithatë thirrjet e tilla mbesin dhe janë individuale”, shprehet ai.

Sipas tij, me thirrjet e Sanduloviçit, u bë thirrje për ndryshim të qasjes të faktorit ndërkombëtar dhe të shtetit serb.

“Por, ajo që duhet të ripërsëritet, është kritika ndaj qeverisë në Beograd dhe thirrja ndaj faktorit ndërkombëtar për të ndryshuar politikën ndaj Beogradit. Faktori ndërkombetar del kështu edhe nga ky personalitet serb se po bënë gabim.

Këtu janë disa çështje:

a. Tolerimi dhe anashkalimi i krimeve serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke bashkëpunuar me klikën e Millosheviçit, si dhe duke mos i ndjekur kriminelët serbe.

b. Bashkëpunimi i faktorit ndërkombëtar me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe

c. Vënia në pyetje e pavarësisë së Kosovës me asociacion, që nënkupton ndarjen e vendit.

Me atë pjesëmarrje dhe thirrje të Sanduloviçit u bë kritika më e madhe ndaj Qeverisë serbe dhe vetë faktorit ndërkombëtar, duke bërë thirrje për ndryshim të qasjes. Kështu del në shesh politika e gabuar e UE-së dhe e SHBA-ve në raport me Serbinë dhe me Kosovën. Kërkohet dënimi i shtetit serb", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat