“S’ka bir nane që guxon m’i ra thikë pas shpine Kosovës”, analisti nga Amerika me reagim të fortë: Kurti fuqizohet në këtë mënyrë!

Politika

“S’ka bir nane që guxon m’i ra thikë pas shpine Kosovës”, analisti nga Amerika me reagim të fortë: Kurti fuqizohet në këtë mënyrë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:57
Albin Kurti

Profesori dhe analisti politik i icili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj thotë se janë çuar të gjithë në këmbë, edhe ndërkomëbtarët edhe opozita për të themeluar asociacionin.

Ai thotë se këtë gjë po e kërkon edhe Serbia.

Madje për opozitën thotë se ata po kërkojnë që të aprovohet nga Qeveria themelimi i Asociacionit, që sipas tij është mjaft i rrezikshëm për Kosovën dhe shqiptarët.

“Si spjegohet fakti sot kur akterët me peshë të madhe politike në PDK si Vlora Çitaku, Ramë Buja dhe Enver Hoxhaj hapatas kërkojnë themelimin e Asociacionit por në veçanti edhe ndarjen e Kosovës. A nuk është ky një non sens politik, një thikë pas shpine Kosovës. Pos kësaj opozita si ata te PDK, LDK, AAK dhe PSD me ngulm rreshtohen dhe sinkronizohen me kërkesat e Serbisë për themelimin e Asociascionit por, në veçanti të gjithë këta kërkojnë se nëse qeveria e Kosovës nuk e formon Asociacionin duhet të dorëhiqet, siç thonë ata të lëshoj rrug për të ardhë veta ata për për të nënshkruar Asociacionin ashtu siç do Serbia”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se “nuk ka bir nane që guxon me i ra thikë pas shpine Kosovës duke nënshkruar Asociacionin serb”.

“Do të ishte kjo tradhti kombëtare e dënueshme. Jo vetëm që duhet të dënohen ata që e nënshkruajnë përfundimisht themelimin e Asociacioni në dialogun e ardhshëm me Serbninë, por duhet ngre padi penale edhe për ata që e nënshkruan Asociacionin një etnik në vitin 2013 dhe 2015”, thotë ai.

Sipas tij, qeveria Kurti nuk do të nënshkruaj Asociacionin.

“Kjo sepse LVV-ja e ka kundërshtuar edhe humbjen e Çakorrit, e ka kundërshtur Gjykatën Speciale dhe nuk ka asnjë arsye që tani të bëj gabimin më trashanik duke e nënshkruar Asociacionin e imponuar dhe të refuzuar nga Gjykata Kushtetuese si e pa bazë, që do të thotë de facto ndarje të Kosovës”.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është “nyja e Gordit” që duhet zgjidhe në dialogun i cili pritet të fillojë së shpejti.

“Por nëse qeveria Kurti tani për tani është e bindur se nuk do të këtë Asociacion një etnik sepse vjen deri te defunksionalizimi i shtetit i cili çon në një të ardhme të afërt edhe deri te ndarja e Kosovës, Albin Kurti por edhe Vjos Osmani si liderët më të pëlqyer dhe që ia duan të mirën Kosovës nuk do të lejojnë një gjë të këtill, ata më mirë do të dorëhiqen se sa të bëjnë tradhti ndaj kombit dhe shtetit, dhe vendin ta çojnë në zgjedhje të reja ku prap do të vijnë në pushtet edhe më fuqishëm me votën e popullit sepse votuesi, populli tanimë është vetëdijësuar me dallaverët e ndërkombëtarëve që si duket edhe nuk ju ka mbetë aq shumë edhe deri te mbrojtja e Kosovës.

Kjo u pa më së miri për tri javë të qëndrimit të barikadave të cilat kriminelët dhe bandat e Vuçiqit i vuan para syve të tyre e nuk i pe nguan, e kur u vendosën as që guxuan t’i heqin. Por, çfarë do të ndodhte nëse Serbia më një rrufe sulmi do të hynte me ushtri në Kosovë?!”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat