Situata në veri dhe provokimet e serbëve, zëvendësministri flet për koordinimin me KFOR-in

Politika

Situata në veri dhe provokimet e serbëve, zëvendësministri flet për koordinimin me KFOR-in

Nga: A.M Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 23:09
KFOR

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë ‘pikë e ndjeshme’, pasi Serbia më së shumti atje synon të shkaktojë trazira dhe provokime, duke i përdorur serbët lokal.

Jo shumë muaj më parë, në këtë pjesë të vendit u shkaktuan tensione, u realizuan sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, madje edhe u bllokuan pikat kufitare.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla për gazetën “Bota sot” komentoi situatën në veri.

“Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, përmes mekanizmave përgjegjës profesional dhe zyrtar, monitorojmë, analizojmë dhe vlerësojmë pandërprerë mjedisin e sigurisë së brendshme, atë rajonal, kontinental dhe global, duke identifikuar kërcënimet, rreziqet dhe sfidat që mund të cenojnë sigurinë e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetin tonë shtetëror.

Në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera të vendit, vendet aleate dhe KFOR-in, jemi të obliguar për të siguruar dhe mbrojtur vendin dhe qytetarët tanë”, deklaroi ai.

Image
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla

Krahas kësaj, Syla foli edhë për mundësinë e dërgimit të FSK-së në veri të vendit gjatë kohës kur serbët vendosën barrikada kufijtë e asaj pjese

“Është e ditur se përgjegjës për siguri në Kosovës është KFOR-i, sipas mandatit që ka për çdo pjesë të teritorit të Kosovës, si në veri, jug, lindje apo perëndim. Në bashkërendim të ngushtë veprojmë edhe ne, kurdo që rrezikohet teritori, integriteti dhe sovraniteti jemi bashkë, sepse kështu na obligon kushtetuta e vendit”, tha ndër të tjera zëvendësministri Shemsi Syla për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat