“Opozita e molotovëve”, analisti i reagon “lazdranit të PDK-së”: Ju e keni fajin për këtë Kosovë

Politika

“Opozita e molotovëve”, analisti i reagon “lazdranit të PDK-së”: Ju e keni fajin për këtë Kosovë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 shkurt 2023 Në ora: 19:25
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ishte shprehur se një nga arsyet përse Kosova nuk është aty ku duhet është për shkak të opozitës që ai e quan të molotovëve.

Sipas kreut të demokratëve, nëse nuk do të kishte një opozitarizëm agresiv Kosova do të ishte anëtarësuar në OKB si dhe do të kishte përmbyllur dialogun me Serbinë.

“Nuk ka përfunduar rrugëtimi ynë për të përfunduar ëndrrën që kishim përpara 15 vitesh kur e shpallëm Kosovën shtet. Shumë gjëra të papritura ndodhen dhe penguan ambiciet tona. Kosova në 15 vite është shumë. Unë besoj se nëse nuk do të kishim një opozitarizëm agresiv me bomba molotov, Kosova do ta kishte mbyllur dialogun me Serbinë dhe tashmë do të ishte anëtarësuar e OKB. Gjëra të rëndësishme si liberalizimi i vizave do të kishte ndodhur 5 vite më herët”, ka deklaruar Krasniqi.

Duke komentuar deklaratën e kreut të PDK-së, analisti politik Binak Maxharraj, ka thënë se Kosova nuk është aty ku duhet të jetë për shkak të klanit Pronto.

Sipas tij, intervista e Krasniqit është mashtruese, e çuditshme dhe shumë skandaloze.

“Mashtrimi dhe injoranca e Memli Krasniqit?! / Memli Krasniqit:” Kosova nuk është aty ku duhet te jetë. Fajtor sipas tij qenka “opozita e molotoveve”, pa këtë opozitën e molotovëve Kosova sot do të ishte në OKB si dhe do te kishte përmbyllë dialogun me Serbinë”. Kosova nuk është aty ku duhet të jetë, por ka mbetur aty ku e la Klani Pronto, kurse dialogu do të ishte përmbyllë me Serbinë me copëtimin e Kosovës si preferencë e PDK. Memli Krasniqi kryetar i PDK-së e paska dhënë një intervistë për A2 CNN ku foli për arritjet dhe pengesat e Kosovës në 15 vjetorin e pavarësisë. Ajo se çfarë ai thotë në këtë interviste është tepër mashtruese, e çuditshme dhe shumë skandaloze?!. Një ndër arsyet se pse Kosova nuk është aty ku duhet të jetë ai po e fajëson siç e quan ai ”opozitën e molotovëve”. Nedemek pozitën e sotme. Shkon edhe me tutje duke e shfaqur edhe më shumë mjerimin e tij në politikë, i cili sikur e kopjon Kristofer Kolombon kur e patë zbuluar Amerikën, kryetarit i PDK-së zbulon se “nëse nuk do të kishte opozitarizëm agresiv sot Kosova do të ishte e anëtarësuar në OKB si dhe do ta kishte përmbyllur dialogun me Serbinë”. Hopa, ky po do me dalë më keq se sa krerët e mëparshëm të PDK-së sepse sikur mendon se OKB-ja e ka selinë në Kapishnicë të Pejës?!”, ka thënë Maxharraj.

Duke e quajtur Krasniqin “kryetari lazdran i PDK-së”, Maxharraj ka pohuar se krahas pavarësisë, Kosova ka 12 vite të humbura në dialog me Serbinë, e jo për fajin e “tymit të molotovëve”, por për shkak të opozitës së tashme.

Image
Binak Maxharraj

“Vërtetë zbulim siu genetis i Memli Krasniqit i cili qenka frikësuar nga molotovët dhe gazi lotesjellës, ani pse nuk janë gjëra të mira, ani pse realisht ato mund të ndodhin jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë Parlamente të tjera botës ku kemi pasur skena të ndryshme bile edhe gjëra më të tmerrshme siç është gjuajtja me armë, etj. Por, kryetarin lazdran të PDK-së Memli Krasniqin sikur e ka lënë memoria e ka kapë silenizmi po i merren mendtë?! Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin sikur e paska harruar lënë se “opozita e molotovëve” nuk është aspak fajtore pse Kosova edhe pas 15 pavarësi qenka këtu, ku është e jo diku tjetër, ndoshta ka aluduar se do te ishte në ndonjë planet tjetër, por që molotovët me tymin e atyre ia paskan zënë rrugëtimin. Sot në 15 vjetorin e pavarësisë se Kosovës Memli Krasniqi paska harruar se krahas Pavarësisë së Kosovës janë edhe 12 vite të humbura dialog me Serbinë jo me fajin e “tymit të molotovëve” por janë këto 12 vite të humbura të si pasojë e opozitës së tashme që ky dialog është udhëhequr keq me keq nga liderët e kësaj partie të gjithë pushtetshme”, ka theksuar analisti.

Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur primatin e shtetit që shpallja e pavarësisë (2008), nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, deri në vitin 2014, kur qeverinë e pozitën e kryeministrit e mori LDK me Isa Mustafën, por PDK përsëri ishte në koalicion me LDK-në, gjersa kryetari i PDK-së, u bë president.

Sipas Maxharrajt, partia e Krasniqit ka udhëhequr për tri dekada, udhëheqje kjo sipas tij, keq e më keq.

Ai përmend edhe shembujt e keq qeverisjes.

“ Pse Kosova nuk është aty ku duhet te jetë nuk është fajtore “opozita e molotovëve” por kryesisht diçka tjetër që Kosova nuk është aty ku duhet të jetë, është pikërisht kjo opozitë e tashme e mjerë dhe arrogante pro serbe dhe anti qeverisë Kurti cila për tri dekada e ka udhëhequr vendin keq e me keq e cila karakterizohet: -me kapje të shtetit për tri dekada nga të gjitha segmentet e sidomos duke ia lidhur këmbë e duar prokurorisë dhe gjyqësisë, -duke bërë privatizim primitiv të astetëve shtetërore, duke i privatizuar ato gati falas, me ç’rast sa frynë era u rrëzuan për tokë të gjitha shtyllat e shtetit që ishin ndërtuar me dekada, siç janë :ekonomia, shëndetësia dhe arsimi, të cilat ranë përtokë ku lulëzuan universitete shtetërore dhe private si këpurdhat pas shiut që si pasojë e krejt kësaj u rritë numri i personave me fakultet, magjistra, e bile edhe më doktorantët që para lufte nuk e kishin as shkollën e mesme të mbaruar, -pati shumë uzurpime të pronave private, por edhe të përvetësimit të tokave, apo blerjes se tyre për 3-4 euro arin, e duke i shitur pastaj deri me 6000 euro arin. Këtë mund ta bënte vetëm duke i zbatuar politikat e kalaneve pronto, -mbi 12 vite shkuan huq në dialogun me Serbinë i cili as që nuk duhet të ndodhte pas shpalljes së pavarësisë se Kosovës, e sidomos pas legjitimimit të pavarësisë se Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka shtuar Maxharraj.

Dialogu Kosovë- Serbi ka filluar fillimisht si dialog teknik në vitin 2011, qeverinë e Kosovës e ka përfaqësuar Edita Tahiri, ish- negociatorja kjo nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa, në tetor të vitit 2012, procesi i dialogut teknik kaloi në nivelin politik. Negociatat atëbotë u zhvilluan ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Më vonë, procesi u ngrit në negociata në nivel të presidentëve.

Kosovën e përfaqësonte presidenti, Hashim Thaçi ndërsa Serbinë presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Dialogun gabim të madh, e konsideron Maxharraj, gjersa shton se ai dialog ka humbur vite të kota, jo për faj të “opozitës së molotovëve”, por për faj të liderëve të opozitës së sotme.

“Ishte gabim i madh që pas kësaj të nisej ndonjë dialog me Serbinë, kur Kosova është njohur nga 120 vende. Kjo u bë me insistimin e Serbisë në përkrahje të elementeve destruktiv pro serb në BE me preludën se gjoja Serbisë i duhet një dialog me Kosovën, sikur në atë stilin se gjoja paska ”harruar diçka në Kosovë” pas shpalljes se saj të pavarësisë, të cilën gjë në vend se ta kundërshtonin dialogun me Serbinë liderët tanë të dalë nga lufta menduan se tani janë të plotfuqishëm se edhe në dialog Serbia nuk ka se çka na bënë. Dhe mu për këtë këtyre liderëve dialogu me Serbinë u doli “dardhë me bisht” duke i humbur 12 vite të kota në dialog. Por kjo ndodhi jo me fajin e ”opozitës se molotovëve” por pikërisht me fajin e liderëve të opozitës se sotme që dikur vrisnin, e kthjellon duke vjedhur, plaçkitur çdo gjë që u vinte në dorë të cilët sot janë milionera që as fijen e pasurisë nuk ia dinë vetit, por që të cilët nuk i dhanë llogari askujt sepse ishin të pa prekshëm, shteti ishte i kapur nga ta, kurse populli, rinia i merrte rrugët e botes për një kore buke”, ka deklaruar Maxharraj.

Tutje, analisti thotë se opozita e tanishme hyri në dialog me Serbinë me “duar në xhepa”, pas asnjë kriter, pa asnjë kërkesë dhe pas asnjë kushtëzim.

Maxharraj përmend edhe “pazaret” me sovranitetin e Kosovës, pazare këto që sipas tij, hezituan që shtetet tjera ta njohin Kosovën.

“Se Kosova nuk është aty ku duhet te jetë z. Krasniqi ,vjen edhe nga fakti se kjo opozitë e tashme e pranoi dialogun me Serbinë, ani pse ishte dashur që me asnjë kusht të mos pranohet, por dështoi ia lidhi këmbët vetes dhe shtetit me këtë dialog që po zgjatë qe 12 vite me shumë skandale dhe afera të dëmshme për Kosovën. Opozita e tashme hyri në dialog me Serbinë me ”duar n’xhepa” pa asnjë kriter, pa asnjë kërkesë pa asnjë kushtëzim ani pse të gjitha faktet ishin në anën e saj për ta kurthuar Serbinë në çdo pikëpamje, por e lëshuan Serbinë në lerë gjatë dialogut me kërkesat e saja kryesisht të lidhur me territorin e Kosovës, pra ajo synonte prishjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, bile opozitarët e sotëm gjatë dialogut shkuan edhe aq larg në fshehtësi më të madhe sa që i vunë në Pazar edhe kufijtë dhe sovranitetin e vendit. Këto pazare me kufijtë e shtetit bëheshin kryesisht në relacionin Vuçiq-Rama-Thaçi dhe Grenelli i Amerikës. Kur bota mori vesh për këto lojëra bizare rreth pazareve me sovranitetin e Kosovës shumë shtete u ndalen dhe hezituan të njohin Kosovën, hezitim ky që po zgjatë deri në ditët e sotme”, ka përfunduar analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat