Presioni për themelimin e Asociacionit, Kurtit i vjen propozimi: Të zgjerohet – t’i bashkëngjiten edhe këto dy komuna!

Politika

Presioni për themelimin e Asociacionit, Kurtit i vjen propozimi: Të zgjerohet – t’i bashkëngjiten edhe këto dy komuna!

A.Morina Nga A.Morina Më 21 shkurt 2023 Në ora: 14:25
Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Plani franko-gjerman dhe Asociacionin janë dy nga ccështjet më të përfoluar në opinionin publik.

Kjo, si pasojë e insistimit për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ende nuk e ka pranuar planin franko-gjerman, kjo për shkak të presionit që ka nga Rusia, ndërsa Kurti nuk e pranon themelimin e Asociacionit pasi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe për këtë ka propozuar 6 kushte për ta pranuar atë.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” tha se për refuzimin e planit franko-gjerman, Serbia e mori ‘urdhrin’ nga Rusia.

Derisa, tregoi se Vuçiq u ka premtuar serbëve fitore.

“Vazhdimësia e pritshme të dialogut Kosovë-Serbi, mund të hamendësohet, por jo edhe të parashikohet. Presioni enorme i Rusisë nda Serbisë, për të mos pranuar planin franko-gjerman, është ndikues dhe për rrjedhën e dialogut. Si arsyetim Vuçiq mund të ngumojë "krijimin e Asociacionit, pastaj mund të bisedojmë për çështje tjera", vetëm për ta zvarritur dialogun. Edhe opozita serbe, me nacionalistët e saj, qëllimshëm, po kundërshton planin e cituar, duke e ndihmuar dhe justifikuar presidentin e tyre, në sytë e ndërkombëtarëve.

Ngulmimi i BE-së, në veçanti i SHBA-së, për themelimin e Asociacionit, pothuajse, pa kushte, ka trimëruar presidentin Vuçiq dhe, si duket, u ka premtuar serbëve fitore. Kjo u vu re, fillimisht, në Bosnjen serbe, në veriun e Kosovës dhe tani edhe në Serbi, se po "lindë një Republika Srpska" edhe në Kosovë”, deklaroi ai.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Krahas kësaj, Zeqiraj tha se marrë parasysh paralajmërimet se "palët në dialog i presin kompromise të vështira, të dhimbshme", opozita do duhe që të ishte unike me qeverinë dhe jo të kundërten që po e bën.

“Se dialogu Kosovë-Serbi është serioz, mjafton t`i referohemi shprehjes të Qendrave të Vendosjes se "palët në dialog i presin kompromise të vështira, të dhimbshme!" Për ta përballuar, me sa më pak dhimbje, këtë dialog, duhej të ishin të bashkuar, unik në mendime dhe veprime pozitë dhe opozitë. Për çudë, ndodhi e kundërta. Ende pa filluar dialogu, ndodhi lëndimi i vrazhdët, opozita e çakorduar, më shumë se kurrë, e pranoi Asociacionin.

Logjikën e çoroditur të opozitës, e ka errësuar dëshira histerike, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Panin e zhytur në krime gjithëfarëshe, e kuptoj, sepse LVV kërkon konsolidimin e drejtësisë, për shtet ligjor. PAN-i, falsifikueshëm, thirret në trinomin: "për Zot, atdhe, shtet"! Sepse hajnat dhe kriminelët nuk kanë as Zot, as atdhe dhe as shtet. Por, nuk e di ku e ka hallin LDK-ja, kur hesht dhe nuk distancohet, edhe atëherë kur një deputet i saj aprovon krijimin e Asociacionit!?”, nënvizoi publicisti.

Tutje, ai tha se këtë situatë, po ia vështirësoj Kurtit, partitë opozitare me qëndrimet e tyre për Asociacionin, ndonëse ai ka dhene një argument domethënës.

“Qëndrimet aprovuese, paraprakisht, të Asociacionit, nga opozita, kanë vështirësuar, madje skajshëm, rezistencën e Qeverisë Kurti, për modifikimin apo refuzimin kategorik të Asociacionit. Escobar, triumfalisht ka thënë: "Pavarësisht refuzimit të Kurtit, shqiptarët e kanë pranuar Asociacionin!" Referenca e Kurtit në Kushtetutën e vendit, se nuk lejon themelimin e Asociacionit njëetnik, është një argument domëthënës. Edhe qëndrimi pozitiv i minoriteteve tjera, madje aktivizimi i tyre kundër çfarëdo Asociacionit monoetnik, duhet shfrytëzuar, duke menduar edhe variantin shtesë, për shmangien e Asociacionit aktual të propozuar”, theksoi Zeqiraj.

Ndër të tjera, në rast se ndërkombëtarët nuk heqin dorë ngra presioni për themelimin e Asociacionit, publicisti i propozoi Kurtit që të japë një variant për zgjerimin e Asociacionit.

“Duke parë predispozicionin e minoriteteve, për të qenë krah popullit dhe kryeministrit të Kosovës, në rastin e bisedimeve për çështjen e Asociacionit, me deklaratat përmbajtësore të Emilija Rexhepit, Elbert Krasniqit, Enis Kervan, nëse nuk arrihet pajtueshmëria me ndërkombëtarët, për të hequr nga agjenda çfarëdo Asociacioni tjetër, përveç atij të Komunave të Kosovës, atëherë Kurti duhet të japë variantin e zgjërimit të Asociacionit serb, për ta ndryshuar opsionin monoetnik, në multietnik, duke ia bashkangjitë dy komunat me shumicë minoritare, të Mamunshës turke dhe të Dragashit boshnjakë e goranë. Kështu do të kishim dy Asociacione identike njëri me tjetrin në Kosovë, pa ndryshim kompetencash”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat