Bastisja te Behramaj, paralajmërohen aksione tjera: Gjykata Speciale synon zhbërjen e klanit të Hashim Thaçit

Politika

Bastisja te Behramaj, paralajmërohen aksione tjera: Gjykata Speciale synon zhbërjen e klanit të Hashim Thaçit

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:12
Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme është bastisur shtëpia e ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramajt.

Sipas avokatit të Behramajt, kjo bastisje vjen me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Speciale, ku po qëndron i paraburgosur Hashim Thaçi.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zoti Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilaizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë Artan Qerkini, avokat i Artan Qerkini.

Image
Faton Mehmeti

E sipas analistit politik dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, tani nën llupen e Speciales janë edhe bashkëpunëtorët e Hashim Thaçit, i cili nga Gjykata Speciale ndër tjerash akuzohet edhe për vrasjet e anëtarëve të LDK-së.

“Aksioni i sotëm në banesën e ish këshilltarit të Thaçit me në fokus ish bashkëpunëtorët e tij është sinjal i keq për ata. Nuk është aksion i thjeshtë, me kalimin e kohës mund të shohim të tillë aksioni edhe më shpesh”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të ndalet me kaq, por synon zhbërjen, siç thotë Mehmeti, “klanit të Hashimit”.

“Kërkimi i çdo fakti është qëllimi dhe synimi i Speciales, ajo s’do të ndalet me kaq. Ky është veç paralajmërim edhe për të tjerët që dinë diçka për të akuzuarit. Specialja po tenton të zhbëjë të gjithë klanin e Hashimit, të atyre që sado pak kanë dijeni për aktakuzat, për më tepër edhe që kanë ndonjë fakt”, shprehet Mehmeti.

Për fund, ai thotë se aksione të tilla mund të merren edhe ndaj bashkëpunëtorëve të Kadri Veselit dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë,

“Kështu që, me afrimin e prillit kur pritet të nis edhe gjykimi, mund të shohim aksione të tilla, jo vetëm ndaj bashkëpunëtorëve të Thaçit por edhe Veselit dhe të tjerëve”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat