Doli kundër LVV/ Politologu ka disa fjalë për deklaratat e Haki Abazit për rastin e Deharit!

Politika

Doli kundër LVV/ Politologu ka disa fjalë për deklaratat e Haki Abazit për rastin e Deharit!

Nga: M.H Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 07:58
Haki Abazi

Një temë e përfolur këto ditë është ajo me deklaratat që deputeti Haki Abazi ka bërë sa i përket rastit Dehari.

Sipas Abazit, ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

E në lidhje me këtë gjatë ditës së marte është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Për këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur politologu, Albinot Maloku.

Ai u shpreh se secili që bënë një deklaratë të tillë duhet të përballet me ligjin dhe se nuk është rasti i parë që Abazi largohet nga partia e tij.

Image
Albinot Maloku

“Dua të shpresojë që është momenti i fundit ku fjala publike do të merr trajtim ndryshe nga që ka qenë. Mirëpo, me të vërtet si deklaruesi, si ai apo ajo për të cilën është folur në deklarim, duhet të përballën me ligjin. Nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është rasti i parë, ky i deputetit Abazi, që largohet e përçmohet nga partia e tij, sidomos gjatë këtij mandate”, u shpreh ai.

Politologu ndër të tjera shton që Abazi pati guximin të flas për përplasjet brenda grupit parlamentar dhe partisë.

“Dallimi është që deputeti Abazi pati guximin e fuqinë që të flas për plasarite e përplasje brenda grupit parlamentar dhe partisë, ndërsa deputetët tjerë nuk e kanë guximin të lëvizin asnjë gurë”, përfundoi Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat