Takimi i 27 shkurtit/ Vjen thirrja për kryeministrin Kurti – këto janë kërkesat që duhet t’i përmenden Vuçiqit!

Politika

Takimi i 27 shkurtit/ Vjen thirrja për kryeministrin Kurti – këto janë kërkesat që duhet t’i përmenden Vuçiqit!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 24 shkurt 2023 Në ora: 21:15
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Ata para do ta kenë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve, të njohur si Plani Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Haki Latifi ish-kryetar i degës së LDK-së në Zvicër.

Ai u shpreh se kryeministri Kurti ka përmendur vazhdimisht që prioritet nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, mirëpo në vazhdimsi të ngjarjeve tashmë është kthyer në çështje kryesore për Qeverinë.

Image
Haki Latifi

Sipas Latifit, në dialogun e 27 shkurtit temë e bisedimeve do të jetë Asociacioni mirëpo kryeministri Kurti duhet të insistoj dhe të ia parashtroi në tavolinë Serbisë gjetjen dhe identifikimin e të pagjeturve.

Mendoj se,Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti dihet botërishtë se ka ardhur në pushtet me premtime se bisedimet me Serbinë nuk janë prioritet e Qeverisë që e kryeson por ai më vonë shpalosi gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, gjë që nuk tregon seriozitet në qëndrimet e tij. Por këto tash nuk kanë rëndësi për të, sepse i ka ngrën fjalët dhe premtimet që ia ka dhënë elektoratit. Vet fakti tregon se presidenti i Serbisë është ai që vazhdon të mban të njëjtin qëndrim kundër Kosovës si atëherë kur ishte ministër informacioni në qeverinë e Milosheviçit gjatë luftës në Kosovë, duke rikujtuar se kryeministri Kurti deklaronte se nuk do të takohej me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pa kërkuar falje për viktimat e luftës të kryera nga ana e Serbisë në Kosovë. Mendoj se, edhe në këto bisedime të radhës që do të mbahen, më 27 shkurt, ku temë e bisedimeve do të jetë formimi i Bashkësisë së komunave serbe, krahas kësaj teme duhet të vazhdoj të insistoj dhe të ia parashtroi në tavolinë Serbisë gjetjen dhe identifikimin e të pagjeturve të masakruar nga makineria ushtarake e policore e Serbisë në luftën e Kosovës”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ish-kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, rendit kërkesat që kryeministri Kurti duhet të ia parashtroj Serbisë, duke theksuar njohjen e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu dhet të ia parashtroi në tavolinë Kryeministrit të Serbisë dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë së Kosovës në luftë, si dhe vjedhjën e fondit të pensioneve dhe kapitalit bankar të Kosovës nga ana e Serbisë si dhe të kërkoj dëmëshpërblim për dëmët që ia ka shkaktuar Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nga ana tjetër zyrtarët e Kosovës tjetër flasin para qytetarëve të Kosovës ku kërkohet njohja e ndërsjelltë e tjetër gjë ekziston në dokumentet e bisedimeve. Në propozimin e dokomuntit të palës ndërmjetësuese nga Bashkimi Evropian parashihen të drejta të barabarta në bisedime, respektim të integritetit teritorial, paprekshëmërisë së kufive, njohjës së simboleve shtetërore si dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Është mirë që kryeministri i Kosovës z. Kurti të insistoj për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në administrimin e shtetit serb që ti gëzojnë të njejtat të drejta siç i kanë komuniteti serb në Kosovë”, përfundoi Latifi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat