“Brenda natës u bënë multimilionerë”, vjen paralajmërimi i ‘keq’ për politikanët e korruptuar: Kjo gjë i pret!

Politika

“Brenda natës u bënë multimilionerë”, vjen paralajmërimi i ‘keq’ për politikanët e korruptuar: Kjo gjë i pret!

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.

Mirëpo, ky projektligj është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.

E për këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Fillimisht, ai tha se një premtimet më të mëdha të LVV-së gjatë fushatë zgjedhore ishte pikërisht luftimi i krimit e korrupsionit dhe reformat në drejtësi.

Kësisoj, sipas tij, për ta bërë një gjë të tillë, natyrish që duhët Ligji për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Gjatë fushatës së fundi zgjedhore parlamentare, LVV-ja dhe Lista «Guxo» kanë garuar me premtimet se, nëse vijnë në pushtet, do ta luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe ç’kapjen e shtetit. Mirëpo pë t’ia arritur këtij qëllimi, paraprakisht duhej angazhuar reformat e domosdoshme në fushën e drejtësisë. Prandaj, që nga ardhja në pushtet e kësaj qeverie, Ministria e Drejtësisë menjëherë filloi procedurat për miratimin e ligjeve të nevojshme, ndër të cilat, Ligji për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Por kush mund të jetë subjekt i Ligjit për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme? Subjekt mund të jenë të gjithë zyrtarët publik, për të cilët ekzistojnë dyshime se ajo pasuri është fituar në kundërshtim me ligjin, respektivisht edhe anëtarë të familjes së tyre, bashkëshorti/es, fëmijëve, prindërve, vëllezërve, motrave dhe palëve të treta, të cilët dyshohen se i është bartur pasuaria e zyrtarit publik. Ky ligj përfshinë periudhën prej 17 shkurtit 2008 dhe brenda 10 vjetëve nga momenti kur zyrtari publik ka pushuar së ushtruari funksionin, edhe pse sipas mendimit tim, si datë fillimi do të duhet të ishte viti 2000. Pjesë e këtij verifikimi do të jetë shuma e mbi 25 mijë euro, që nuk mund të arsyetohet”, deklaroi juristi.

Image
Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Musliu komentoi faktin se si PDK e dërgoi në Kushtetuese këtë ligj, duke thënë se kjo nuk nënkupton se partitë tjera i kanë duart e pastërta.

“Sipas ligjit, barra e provës do t’i bie zyrtarit, të cilit i hetohet pasuria, kurse prokurori duhet të dëshmojë se pasuria në fjalë është pasuri e të pandehurit, dhe në fund gjykata merr vendimin meritor.

Edhe përkundër faktit se Ligji ka kaluar në lexim të parë dhe të dytë në Kuvendin e Kosovës, se i njejti është dërguar për mendim në Komisionit e Venecias, dhe sikur kjo nuk i mjaftoi PDK-së, ligjin e dërgoi edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë. Fakti se PDK-ja, pa partitë tjera opozitare e kanë dërguar ligjin në fjalë në Gjykatën Kushtetuese, nuk nënkupton se partitë tjera i kanë duart e pastërta, por atje ku rezistenca është më e fortë, edhe implikimi në krijimin e pasurisë së pajustifikueshme është më e madhe”, theksoi ai.

Po ashtu, juristi nga Belgjika vlerëson se partitë opozitare po i dërgojnë ligjet në Kushtetuese jo për t’i përmirësuar ato, por, për t’i penguar reformat.

“Nuk është vetëm ky ligj që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë, por ka edhe disa ligje tjera që me muaj presin atje, që tregon se qëllimi kryesor i opozitës, nuk është vlerësimi dhe përmirsimi i cilësisë së ligjeve, por pengimi i reformave, të cilat janë të domosdoshme për proceset integruese të Kosovës

Edhe nën supozimin se Ligji në fjalë të jetë i përsosur, shtrohet pyetja se si, dhe sa mund të zbatohet ai ?! Kjo nga fakti se, personave që do t’iu verifikohet pasuria, nuk e kanë tërë pasurinë në Kosovë, sepse dihet se një pjesë të mirë të pasurisë, e kanë në rajon dhe më gjërë”, shpejgoi Musliu.

Më tej, ai beson se këtë ligj, qeveria nuk e ka bërë për t’iu hakmarrë partive kundërshtare, siç po potencohet nga partitë opozitare.

“Opozita po mundohet ta dezinformojë opinionin, kinse me këtë ligj do të përndjeken zyrtarë të partive opozitare në shenjë hakmarrje, por kjo nuk është e vërtetë. Qytetarët dhe zyrtarët e ndershëm që pasurinë e kanë fituar në mënyrë të ligjshme, nuk duhet të brengosen, kurse të gjithë ata që nuk mund ta arsyetojnë pasurinë, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë, do të jenë pjesë e këtij proçesi.

Veprimet e opozitës janë sjellje të dëshpruara, nga panika dhe frika për ta fshehur pasurinë e pajustifikueshme, ata bëjnë çmos për t’i ikur drejtësisë. Personalisht gjykoj se, nuk mjafton vetëm konfiskimi i pasurisë, në ato raste kur ajo vërtetohet, por duhet të ketë edhe përndjekje penale, sepse kjo pasuri është arritur përmes keqpërdorimeve të ndryshme në kundërshtim me ligjin’, potencoi juristi.

Në fund, tha se është e pamundur që disa persona, para se të merreshin me politikë nuk kishin të ardhura të mjaftueshme,më pas brenda nate u bënë milionerë,

“Supozohet se nga keqpërdorimet e politikanëve dhe zyrtarëve tjerë publik, që nga çlirimi e këndej, janë vjedhur mbi 10 miliardë euro, prandaj rezistenca e opozitës e në veçanti e PDK-së, të cilët për 20 vite sunduan me Kosovën, është e madhe. Me këto veprime opozita po e mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar, sepse është e pamundur që personat para se të merreshin me politikë, nuk kishin kurrfarë pasurie, madje ekonomikisht ishin të marigjinalizuar, kurse për disa vite në politikë, brenda natës u bënë multimilionerë”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat