“Nuk kanë më karta”/ Politologu vjen me një parashikim për përballjen Kurti-Vuçiq, ja çfarë i pret në Bruksel!

Politika

“Nuk kanë më karta”/ Politologu vjen me një parashikim për përballjen Kurti-Vuçiq, ja çfarë i pret në Bruksel!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 25 shkurt 2023 Në ora: 17:26
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Na ndajnë vetëm edhe dy ditë që nga takimi i 27 shkurtit, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Në këtë takim pritet që të dy palëve të iu prezantohet plani franko-gjerman, dhe të bisedohet për ecurin e këtij procesi.

Mirëpo se a do të ketë marrëveshje finale dhe a do të diskutohet për Asociacionin ende nuk dihet më saktësisht.

E në lidhje me takimin e e 27 shkurtit dhe mundësinë e një marrëveshje finale mes dy vendeve, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur politologu Albinot Maloku.

Ai thotë që ky takim nuk do të ketë ndonjë befasi, pasi do të diskutohet për planin e propozuar për të dy vendet.

Image
Albinot Maloku

Sipas tij, pak hapësirë iu është lënë palëve që të manovrojnë çoftë me përmbajtjen çoftë me mos pranimin e këtij plani.

Po, keni të drejtë! Prioriteti një, dy, tre i Kosovës ka dal me qenë dialogu dhe jo ajo çfarë ishte premtuar nga kreu i Qeverisë së vendit. Edhe ky dialog i zhvilluar deri më tani ka qenë me jo transparenti nga të gjitha proceset e dialogut të zhvilluara nga 2011 e këndej. Nuk është përcjell nga një konstant, përkundrazi ka pasur variabla të ndryshme. Takimi i paralajmëruar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për datën 27 shkurt nga ana e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrel, nuk mendoj që do të ketë përcjellje ceremoniale, mirëpo as edhe mundësi të manovrohet shumë në atë çfarë iu është ofruar palëve. Palët, pra Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në parim Planin e propozuar nga BE e të mbështetur nga ShBA dhe me siguri diskutimi do të përqendrohet tek momenti i fillimit të jetësimit të të njëjtit. Pak hapësirë iu është lënë palëve që të manovrojnë çoftë me përmbajtjen çoftë me mos pranimin e këtij plani”, u shpreh politologu.

Ndërsa i pyetur për një marrëveshje finale, Maloku thotë që plani franko-gjerman mund të jetë një lloj marrëveshje mirëpo nuk është marrëveshja përmbyllëse.

Politologu potencon që marrëveshja finale do të nënkuptonte përmbylljen e raporteve aktuale mes Kosovës e Serbisë dhe nisjen e marrëdhënieve ndër-shtetërore mes tyre.

Palëve nuk u ka mbetur shumë hapësirë për të manovruar me karta tjera, rreth ikjes nga përgjegjësia që kanë në lidhje me Planin e ofruar. Ky plan sipas propozuesve konsiderohet një lloj marrëveshje, por e përsëris, nuk e konsiderojë marrëveshje përmbyllës të sagës së raporteve Kosovë-Serbi. Plani franko-gjerman mund të konsiderohet një stabilizues i situatës por jo marrëveshje finale me në qendër njohjen e ndërsjellët. Marrëveshja finale do të nënkuptonte përmbylljen e raporteve aktuale mes Kosovës e Serbisë dhe nisjen e marrëdhënieve ndër-shtetërore mes tyre. Ky plan nuk e ofron këtë hapë konkret”, nënvizoi tutje Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat