Themelimi i Asociacionit, flet Alma Lama: Kjo është porosia e saj për Albin Kurtin!

Politika

Themelimi i Asociacionit, flet Alma Lama: Kjo është porosia e saj për Albin Kurtin!

Nga: A.SH Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:39
Alma Lama, foto ilustrim Bota sot

Të hënën (27 shkurt) pritet të takohen në Bruksel Kosova dhe Serbia.

Në takim pritet të diskutohet mes tjerash edhe për fomominin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë se nuk do të nënshkruajë marrëveshje të tillë, madje duke i paraqitur edhe 6 pika për themelimin e tij, ndryshe ai nuk do të nënshkruajë.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali dhe ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur mbi zhvillimet që po ndodhin në vend.

Derisa, Lama thotë se është mirë që Kurti t’i rrijë besnik asaj që ka thënë për vite të tëra, pra të mos nënshtrohet.

Edhe për kushtet e paraqitura nga Kurti, Lama thotë se, janë të kamufluara dhe se kjo është mënyrë që tua shesë votuesve.

“Qeveria Kurti ka kritikuar në vazhdimësi qeveritë e kaluara se pse i nënshtrohen presionit të bashkësisë ndërkombëtare, ndërkohë që edhe vetë po i nënshtrohet. Është mirë që ai t’i rrijë besnik asaj që ka thënë për vite të tëra, pra të mos nënshtrohet.

Nëse ky nuk paska qenë nënshtrim, por bashkëpunim dhe partneritet me ta, atëherë duhet të gjejë kurajën dhe të kërkojë falje për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve për t’iu marrë votat. Sa për asociacionin, gjashtë pikat e paraqitura janë pranim, por i kamufluar me kushte, në mënyrë që tua shesë votuesve. Me kushte apo pa kushte, atë ditë që ai e bën asociacionin e ka thyer premtimin dhe kauzën e vet për të cilën kanë hedhur gaz lotsjellës në parlament dhe kanë ushtruar dhunë vandale ndaj institucioneve. Marrëveshja për asociacionin është ndërkombëtare dhe Kosova ka për detyrë ta bëjë, në përputhje me Kushtetutën, mirëpo kjo qeveri nëse vërtetë ka qenë kundër asociacionit, nuk duhet ta pranojë. Nëse e bën, do të thotë se kauza e tyre se asociacioni është rrëzim për boznjëzim të Kosovës, që e copëton atë së brendshmi, paska qenë e rreme. Pra unë e shoh si një betejë hipokrite këtë me votuesit dhe militantët”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat