‘Shpërthen’ analisti ndaj ndërkombëtarëve dhe opozitës: Sot në Bruksel do të hapet diçka e tmerrshme për Kosovën!

Politika

‘Shpërthen’ analisti ndaj ndërkombëtarëve dhe opozitës: Sot në Bruksel do të hapet diçka e tmerrshme për Kosovën!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:10
Aleksander Vuçiq, Emannuel Macron, Olaf Scholz, Albin Kurti

Sot në Bruksel nga ora 15:00, do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ku pritet të arrihet marrëveshje për planin franko-gjerman.

E kjo ditë e sotit është e veçantë, po vlerëson analisti politik prof. dr. Binak Maxharraj.

Sipas tij, sot është raundi i dialogu më i vështiri, më i rëndi dhe më i ashpëri midis Kosovës dhe Seribisë, i cili sipas tij, po zgjatë që 12 vite.

“Sot në Bruksel nuk do të hapet kutia e Pandorës. Por do të hapet diçka më e tmershme. Do të hapet bagazhi me mbeturina i mbushur nga masakrejtë e opozitës për tri dekada në dialog me Serbinë, në mesin e të cilave është edhe Asociacioni një etnik serb. Serbisë vazhdimisht i bënë lëshime në dëm të Kosovës, anipse të gjitha argumentet ishin në anën e Kosovës që Serbinë ta shtrijë për toke, por nuk e bënë, bile ishin në gjendje edhe ta ndajnë Kosovën, të falin Serbinë për të gjitha krimet dhe masakrat, pa i kërkuar as kërkim falje”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

E krejt kjo sipas tij, e solli Kosovën sot në Bruksel ku nuk ka se çfarë te zgjedhë, sespe i është ofru shkopi: “Merre ose lëre”.

“Kështu e ka politika. Politika nuk njeh dashuri, politika njeh vetëm interesin. Më 1998/99 politika ndërkombëtare në krye me SHBA kishin interes të shpëtonin një popull nga gjenocidi dhe zhdukja nga Serbia fashiste. Dhe këtë e bën mrekullishtë. Sot kanë ndryshuar intereset politike gjeostrategjike në këtë pjesë te Ballkanit. Sot interesi i ndërkombëtarëve është kthyer nga Serbia kriminele gjenocidiale e cila ia shtini flakën katër luftrave në ish-jugosllavi duke e përfunduar me atë në Kosovë. Jemi dëshmitarë të asaj si ndërkombëtarët sot përulën pra kriminelit Vuçiq si ndaj ndonjë monumeti të shenjët, por që përpara e kanë një kriminel, e kriminelin sa te duash përgdhele, ledhatoje, mikloje në shpirt mbetet kriminel”, shton ai.

Profesori pohon se, Albini sot është vetëm në Bruksel për të arritë një marrëveshje me Serbinë kriminele.

Image
Binak Maxharraj

“Albin sot nuk i ke me vete as masakrenjt e opozitës sepsë që dy vite ata ishin në luftë më shumë me ty se sa me Vuçiqin, së bashku e dëshironin rrëzimin tënd të të heqin qafe. Albin sot ne Bruksel e ke para vetes planin franko-gjerman i cili në parim është i pranushëm për Kosovën. Mirë kë bërë që me kohë je deklaruar pro këtij plani i cili në rrethanat e tilla ia qelë Kosovës disa shtigje. Opozita edhe për këtë plan nuk është e kënaqur, ashtu siç nuk është e kënaqur për asgjë çfarë ti bënë, sespe sipas tyre nuk e paska njohjen reciproke në qendër. Por maskarenjt e opozitës sikur kanë harruar se këtë plane Franko-Gjerman e ka analizuar, eshtë pajtuar, e ka pranuar edhe Amerika, por ajo nuk reagoi fare se pse këtij palni po i mungojka edhe njohja reciproke. Por, pos Planit Franko-Gjerman po flitet se sot në dialog me Serbinë do te jetë edhe Asociacioni një etnik serb si pjellë e kësaj opozite me 2013/2015, të cilin pa fije turpi dhe transparencë e nënshkruan duke ia hedhë si patete të nxehtë qeverisë”, thotë ai.

Sipas tij, nuk është faji i Kurtit z.kryeministër që sot në Bruksel diskutohet edhe për këtë krijesë së cilës Kosova do të ia sheh sherrin herdokurdo.

“Sot masakrenjt e opozitës sikur tallen me Asociacionin një etnik se kryeministri Kurti do ta nënshkruajë, por nuk talleshin atëherë kur Thaçi dhe Mustafa e nënshkruan, por bile edhe i lavdëronin, kuse kushtetusja ua hadhi poshtë”, shton Maxharraj.

Ai tutje pohon se sot Kurtit në Bruksel edhe Asociacioni i ka ra mbi kokë.

“Është mirë që marrëveshja për Planin Franko-Gjerman të ndahet. Asociacionin e mira e së mirës do të ishte të mos formohet fare, të refuzohet tani për tani dhe të kthehet në diskutim pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë kur ajo edha ta njohë pavareësinë e Kosovës. Nuk duhet të kaloj Asociacionin kur Serbia e ka brenda kushtetutës së saj Kosovën si pjesë te saj, por edhe pa e njohur Serbia si shtet Kosovën, sespe kjo do të ishte një katastrofë për Kosovë ku do të lejohet një “Republikë Srpska” edhe në Kosovë sikur ne B e H. sepse ky do të ishte fundi i pavarësisë së Kosovës, sespe deklarimet e ndërkombëtarëve se në Kosovë nuk do të ndodhë kurrë një “Republika Srpsa” janë broçkulla, kjo vërtetohet me atë se ata sot po i mbyllin sytë para “Republika Srpska” në B e H, sepse janë gjetë para një akti të kryer”, thotë ai.

Maxharraj i drejtohet Kurtit se sot është i vetëm dhe po lufton për Kosovës pa opozitën, e cila sipas tij, dëshiron dështimin e Kurtit.

“Por ti je i fortë, më i fortë se sa stuhia së cilës do t’i bësh ballë. Me ty sot Albin në Bruksel është vetëm Zoti dhe populli i cili ta ka dhanë besimin që ta udhëheqësh këtë vend me dije dhe mençuri. Me fat u kthefsh e faqe bardhë...”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat