“Nusja dhe dhëndri nuk po duken askund”, analisti i reagon Vuçiqit: Ja si do të paraqitet në takimin me Kurtin

Politika

“Nusja dhe dhëndri nuk po duken askund”, analisti i reagon Vuçiqit: Ja si do të paraqitet në takimin me Kurtin

Nga: A.Zh Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:00
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili dje ka komentuar takimin e radhës në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka thënë se parakusht për vazhdimin e dialogut është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Takimi i radhës Kurti-Vuçiq do të mbahet në Ohër me 18 mars, por sipas presidentit serb “nusja dhe dhëndri” nuk po duken askund.

“Do të shkoj në Ohër dhe do t’u them të njëjtën gjë që ju them juve, sepse ju mendoni se ata nuk dëgjojnë ose nuk e dinë se çfarë po them, njerëz këtë atë shpejt e kanë në tryezë brenda tre minutave, po aq shpejt sa më dëgjoni këtu, kështu që nuk ka problem, do t'u them të njëjtën gjë, vetëm se dikush duhet të ma shpjegojë kuptimin e gjithçka, përse më ftuat në dasmë ku nusja dhe dhëndër nuk duken askund, nuk po e kuptoj kuptimin, pra është diçka që me duket se nuk ka kuptim, por mua po më pengon dhe nga pak shqetëson që shoh që të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë, por do ta shohim ne serbët ndoshta do të jemi sërish fajtor për diçka. Pra, më lejoni t'iu them se në të gjitha bisedat që kam pasur dhe në të gjitha ato, nuk është vetëm çështje e insistimit tonë, është çështje e bisedimeve që kemi pasur për asociacionin e komunave serbe, është parakusht për çdo bisedim për çdo gjë, domethënë një kusht pa të cilin nuk mundmi, ta përkthej për njerëzit që nuk janë jurist, kështu që doni, doni, nëse nuk doni, nuk doni, thjesht mos na merrni më kohë dhe kaq”, tha ai gjatë një takimi në Bujanoc.

E analisti Maxharraj, ka thënë se Vuçiq do të jetë nusja, ndërsa dhëndri do të jetë Kurti

“Vuçiq për takimin në Ohër:

Përse me ftojnë në dasmë kur nusja e dhëndrri nuk duken askund.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar takimin e radhës në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të paraparë të mbahet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut:

Gabim e keni, sepse në takimin e Ohrit me 18 mars janë prezent edhe dhëndrri edhe nusja.

Albin Kurti është dhëndri i picpillosur me tesha të reja.

Kurse ti je nusja që do të vishesh me velat e nusërisë, të cilat t'i ka çepur Amerika.

Kurse kumar i dasmës është Edi Rama”, ka thënë Maxharraj.

Kurti është shprehur i gatshëm që më 18 mars në Ohër ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërsa Vuçiq ka paralajmëruar se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të Kosovës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat