Ardhja në prag të takimit në Ohër/ Mesazhi i vizitës së Escobarit për Kosovën dhe Serbinë

Politika

Ardhja në prag të takimit në Ohër/ Mesazhi i vizitës së Escobarit për Kosovën dhe Serbinë

Nga: P.R Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:33
Gabriel Escobar

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Kosova dhe Serbia duhet të jenë konstruktive në takimin e së shtunës në Ohër.

“Ekziston një plan i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mendoj që është një mundësi që të dyja palët të përfitojnë nga momenti sepse normalizimi është çelësi për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, tha Von der Leyen.

Ndërsa në prag të takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë për vizitë i dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, ardhja e Escbobarit në Kosovë dhe Serbi është një mesazh i qartë për të dyja palët.

“Ardhja e Escobarit në Ballkan (Kosovë dhe Serbi) brenda kësaj jave para takimit të fundjavës në Ohër po tregon që palët ende janë të betonuara në qëndrime për procesin që tani ka filluar të marr formën e saj formuese. Gjatë kohës që do të qëndrojë në Kosovë do të ipet mesazh i qartë që Kryeministri i Kosovës në takimin e 18 marsit të pranojë zbatimin e ASK-së siç e sheh marrëveshja e Brukselit”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

“Ndërsa në Beograd do të ipet qëndrimi i formës së prerë që kjo e fundit të vendos sanksione kundër Rusisë në njërën anë, ndërsa në anën tjetër ta firmos planin sipas parakushteve të BE-së”, shprehet Shala.

Më tej, ai thotë se Kurti dhe Vuçiq po synojnë të fitojnë kohë përballë presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Bazuar në rezultatet e deritanishme dhe prognozës po ipet mesazhi që palët po tentojnë të fitojnë kohë në njeren anë si pasojë e shkeljes së qëndrimit për mos kalim të "Zajednices", si dhe në anën tjetër mos "Njohja" e Kosovës si shtet funksional jashtë kushtetutës së Serbisë”, thekson Shala.

Për fund, Shala tregon edhe mënyrën se si kryeministri Kurti mund të pranojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

“Pra mund të themi që Kryeministri i Kosovës do të pranoj edhe ASK në një model "but" nëse Serbia do të marr hapin në kuvend për ndryshim kushtetueses se saj, në anën tjetër Kosova do të marr veprime për ndryshim të Kushtetues së saj që ASK-në ta fus si element kushtetutshmërie, ndërsa si shpërblim të këtë hapësirën e futjes se elementit ushtarak (FSK në FAK ) në të. Por mbetet të shihet para dhe pas takimit më datën 18 mars se a ka pasur efekt presioni diplomatik në rajonin e Ballkanit”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat