Me planin franko-gjerman Serbia njeh Kosovën/ Analisti: Opozita dhe Vuçiqi kishin për qëllim ta heqin qafe Kurtin!

Politika

Me planin franko-gjerman Serbia njeh Kosovën/ Analisti: Opozita dhe Vuçiqi kishin për qëllim ta heqin qafe Kurtin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:42
Scholz, Albin Kurti, Vuçiqi dhe Macron

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, profesor Binak Maxharraj, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vepruar mençuq që e ka pranuar planin franko-gjerman.

Sipas tij, ky plan unk është përfekt, por duhet shtuar se kurrë nuk mund të gjendet një marrëveshje e përsosur.

“Është e qartë si loti, plani frako-gjerman edhe përkundër të metave, Kosovës i hap shtigje të reja në shumë fusha të jetës, e sidomos në organizatat ndërkombëtare. Këtë plan siç është lajmëruar edhe më herët, qeveria e Kosovës e ka pranuar. Por, duke e pasur parasysh se ky plan e vë Serbinë për gardhi, duke ia prerë të gjitha rrugët drejt Kosovës, Aleksandër Vuçiq e refuzoi nënshkrimin”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori pohon se Kosova e ka pranuar këtë plan sepse për herë të parë ky projekt Kosovën e vë si shtet të barabartë me shtetet tjera.

“Nuk thuhet me dialog, apo marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit por midis Kosovës dhe Serbisë që do të thothë njohje e de facto e subjektivitetit të njëra tjetrës. Të dy palët do të udhëzohen nga qëllimet dhe parimet të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin”, pohon ai.

Maxharraj thekson se, të dya palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra tjetrës duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore e të tjera.

“Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojnë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Si dhe asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palëve në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre”, potencon ai.

Ai shton se, janë këto vetëm disa premise të elementeve që e kanë shtyer Kosovën të pranojë këtë dokument, sespe sipas këtij dokumenti de facto Serbia e njeh Kosovën, anipse de jure jo.

“Por siç theksova edhe më lartë nuk ka marrëveshje të përsosur, por ka marrëveshje me të meta sepse në marrëveshje është veshtirë të dakordohen dy pale që janë në konflikt, në kundërshtim me njëra tjetren. Kështu opozita e Kosovës e cila për këto dy vite luajtu rol inerten dhe e painteresuar për të kontrubuar në përmbarimin e interesave nacionele të vendit, të kombit, ajo pothuajse gjithë kohës nejti anash duke bërë sehire më shumë se si ta rrëzojnë qeverinë Kurti se sa ta ndihmojnë. Vepruan pathuajse në bashkëpunim me Serbinë e Vuçiqit që së bashku qëllimin kryesor e kishin si ta heqin qafe Kurtin i cili ua ka zënë rrugën pasiqë u ka ardhë koha për llogaridhënie për keqpërdorimet, hajnitë dhe plaçkitjet që ia kanë bërë shtetit”, përfundon Binak Maxharraj.

Ndryshe Kosova dhe Serbia do të takohen të shtunën në Ohër,

Aty do të flasin për planin franko-gjerman të cilën e ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti, ka thënë se është optimist për takimin e radhës me Serbinë, që zhvillohet më 18 mars në Ohër, por që nuk varet gjithçka nga ai.

“Unë kam ofruar që edhe më 27 shkurt, në Bruksel ta nënshkruajmë propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Ndonëse propozimi i BE-së nuk përmend në mënyrë specifike Asociacionin, në të theksohet që palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar në të kaluarën.

Në mesin e tyre është edhe ajo për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat