Kosova viktima, Serbia agresori/ Ja kush i la të kalojnë në heshtje krimet makabre të Serbisë në Kosovë

Politika

Kosova viktima, Serbia agresori/ Ja kush i la të kalojnë në heshtje krimet makabre të Serbisë në Kosovë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 mars 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Pavarësisht kësaj, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë ka vijuar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, derisa çështja e krimeve të luftës apo edhe kërkim faljes nga ana e Serbisë nuk është bërë asnjëherë temë e diskutimeve. 

Serbia ka neglizhuar në vazhdimësi edhe çështjen e të pagjeturve.  

Për një padi ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë është diskutuar edhe më parë, por që ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.  

Por, a duhet të trajtohet ndërkombëtarisht mohimi i krimeve të luftës nga ana e Serbisë?  

Elezaj: Serbia të shpallet përgjegjëse për krimet më monstruoze dhe gjenocid masiv në Ballkan  

Image
Analisti Rexhep Elezaj

Analisti Rexhep Elezaj në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Serbia duhej të ndëshkohej për krimet që i ka bërë në Kosovë.  

E, në këtë rast, sipas tij më së shumti ishte i çuditshëm qëndrimi i shteteve anëtare të BE-së të cilat dikur kanë qenë viktima të gjenocidit fashist gjerman gjatë LDB-së.  

“Çështja e krimeve të luftës të bëra nga regjimi kriminal i Serbisë nën udhëheqjen e kasapit të Ballkanit, S. Millosheviçit, filluar në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi në Kosovë gjatë viteve 1991 - 1999, asnjëherë nuk është trajtuar sipas ligjeve të drejtësisë ndërkombëtare, as nga KS dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por as nga organet dhe gjykatat e drejtësisë ndërkombëtare.   

Ndërsa, shkaqet për këtë heshtje misterioze të tyre, kur kemi parasysh rastin e ndëshkimit të rëndë të Gjermanisë pas LDB-re (1945), duke mos nxjerr asnjë vendim dhe rezolutë për dënimin e Serbisë për krimet dhe gjenocidet e bëra ndaj popullit kroat, boshnjak dhe shqiptar, mjerisht ato janë të panjohura deri më sot, pranë disa varianteve të përfolura, se ishte Rusia dhe Kina ato të cilat do e kishin bllokuar çdo vendim eventual të KS dhe OKB-së për shpalljen e Serbisë përgjegjëse për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid masiv në Ballkan.  Dhe, mu për këtë qëndrim mos ndëshkues ndaj Serbisë për krimet e saja kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, më së shumti ka qenë i çuditshëm qëndrimi i shteteve anëtare të BE-së të cilat dikur kanë qenë viktima të gjenocidit fashist gjerman gjatë LDB-re, ndërsa në rastin e krimeve të Serbisë në vitet e 90-ta, ku sipas statistikave jo zyrtare me urdhër të regjimit të kriminelit Millosheviç janë vrarë dhe masakruar afër 1 milion njerëz të pafajshëm, përfshirë gjenocidin e tmerrshëm në Srebrenicë, Evropa dhe komuniteti ndërkombëtar mjaftohen me formimin e Gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, duke e personalizuar në këtë mënyrë krimin dhe gjenocidin serb vetëm mbi disa gjeneralë të ushtrisë, komandantë lufte, etj. për t’i gjykuar në Hagë”, shprehet ai.   

Më tej,  Elezaj thotë se qëndrimi i butë ndaj saj ka bërë që ajo të mohojë krimet që ka bërë në Kosovë dhe jo vetëm.  

“Pra, në vend se ta shpallin Serbinë shtet gjenocidial dhe ta ngarkojnë me përgjegjësinë për krime dhe dëme të luftës, ata u mjaftuan me dënime me burg për kriminelët e luftës, siç ishte S. Millosheviçi, Pavkoviçi, V. Shesheli, R. Mlladiçi, Karaxhiqi dhe shumë kriminelë të tjerë.   

Prandaj, falë këtij qëndrimi të butë të komunitetit ndërkombëtar ndaj krimeve të Serbisë të kryera ndaj tre popujve fqinj, ajo vazhdon t’i mohojë me duar të lira krimet e kryera ndaj njerëzimit, duke refuzuar në të gjitha mënyrat, se ka kryer krime masive dhe gjenocid në Ballkan gjatë viteve të 90-ta të shekullit që lamë pas..!?  

Kështu që, përderisa Serbia dhe ish regjimi i saj kriminal në kohën e Millosheviçit, por edhe regjimet e më pasme nuk janë shpallur fajtorë për krimet masive kundër njerëzimit, ajo vazhdon t’i mohon të gjitha akuzat, përfshirë edhe përgjegjësinë për krimet e tmerrshme në Kosovë (1998/99), madje duke u tallur me viktimat e luftës në mënyrë barbare, siç ishte rasti me masakrën në Reçak, etj”, deklaron ai.   

Ai thotë se duhet të dënohet Serbia për krimet monstruoze që i ka bërë, duke shtuar se të gjitha këto krime dhe vrasje masive regjimet serbe i kanë bërë me qëllim të vetëm, formimin e Serbisë së madhe  

“Andaj, duke pasur parasysh këtë që u tha më lartë, çështja e krimeve të luftës në Kosovë të bëra nga ushtria dhe policia kriminale e Serbisë ndaj 2 milion shqiptarëve, nuk ka qenë e mundur të jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi, dhe i gjithë ky manipulim me faktet e gjalla në terren, i bërë nga regjimet serbe të pas luftës, përfshirë dhe regjimin aktual në krye me A. Vuçiqin, se gjoja serbët dhe Serbia nuk kanë bërë krime lufte në luftërat e fundit në Ballkan, kanë qenë pa asnjë dyshim, fitorja më e madhe politike, ushtarake dhe diplomatike e Serbisë, që ta heq qafe akuzën, njollën dhe epitetin e popullit dhe shtetit gjenocidial. Dhe, këtë lojë të ndyrë regjimi i A. Vuçiqit po vazhdon ta luajë me sukses, duke i ikur me dredhi dhe gënjeshtra morbide fajit kolektiv si shtet dhe si popull vrastar dhe kriminalë, i cili natyrisht se do duhej të shpallej përgjegjës për krimet më monstruoze dhe gjenocid masiv në Ballkan, i ndodhur pas LDB-re.   

Të gjitha këto krime dhe vrasje masive regjimet serbe i kanë bërë me qëllim të vetëm, formimin e Serbisë së madhe, duke vrarë dhe shfarosur popujt fqinj, sidomos boshnjakët dhe shqiptarët, por fati e deshi dhe intervenimi ushtarak i NATO-s në krye me SHBA-të do e ndaloi këtë gjenocid të tmerrshëm ndaj një populli të vogël dhe të pafajshëm, siç ishin shqiptarët e Kosovës!”, përfundon Elezaj.  

Kelmendi: Krimet e luftës dhe gjenocidi serbomadh në Kosovë mbi shqiptarët ka mbetur pa përgjegjësi  

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se Serbia nuk u kap në përgjegjësi për krimet që i ka bërë në Kosovë, madje edhe faktori ndërkombëtar iku nga përgjegjësia.  

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Serbia vazhdon të mbetet në pikësynimin se në Kosovë nuk ka kryer krime të luftës dhe as gjenocid. Ky pikësynim vjen nga koha e luftës dhe mbështetet në Rezolutën e KS të OKB-së. Aty nuk është përcaktuar përgjegjësi për dy vepra penale, përkatësisht për krime të luftës dhe për gjenocid. Pas luftës, faktori ndërkombëtar iku nga përgjegjësia e shtetit serb. Duket se ishte mjaft përgjegjësi për krime të luftës arrestimi i kriminelit Millosheviç dhe të disa kriminelëve tjerë, të varur nga kjo klikë serbomadhe. Shteti serb nuk u kap në përgjegjësi. U lanë në heshtje krimet makabre serbomadhe në Kosovë. As edhe klika e sotme që ishte e varur nga Milloshevici nuk u prek. U la në pushtet”, thotë ai.  

Sipas tij, Kosova tash ka filluar ti ndejkë kriminelët në Kosovë, por Serbia është ajo e cila as nuk i heton as nuk i ndjek, madje iu jep edhe pozita si ministra e deputetë në kuvendin serb.  

“Natyrisht se Kosova nuk kishte mundësi t’i ndjekë kriminelët në Kosovë. Deri para ca viteve e kishte të ndaluar. Tash ka filluar Kosova me hetime të krimeve të luftës.  

Mirëpo, shteti serb nuk bashkëpunon. Serbia nuk i ndjekë kriminelët e luftës. Ata në Serbi përkrahen dhe avancohen nëpër detyra të ndryshme, deri në ministra e deputetë në Kuvendin e Serbisë. Mbetet natyrisht që të merret në kompetenca për përgjegjësi të krime të luftës në Kosovë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Dene Hagë. E as kjo Gjykatë nuk po i ndjekë krimet e luftës në Kosovë të bëra nga shteti dhe kriminelët serbë. Kanë mbetur pa përgjegjësi me mijëra raste kriminale. As vrasjet, masakrat, djegiet dhe as përdhunimet ndaj shqiptarëve nuk po hetohen në Kosovë nga kjo gjykatë ndërkombëtare në Hagë.  

I takon Kosovës të merret me krimet e luftës dhe të angazhohet që Gjykata e Hagës të merret edhe me krimet e luftës të bëra në Kosovë nga Serbia. Kjo është e vetmja mundësi juridike”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat