Nuk dha shumë detaje nga takimi me Listën Serbe, eksperti i sigurisë ‘nxjerr zbuluar’ Vuçiqin – tregon skenarët që po përgatit!

Politika

Nuk dha shumë detaje nga takimi me Listën Serbe, eksperti i sigurisë ‘nxjerr zbuluar’ Vuçiqin – tregon skenarët që po përgatit!

Nga: A.M. Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:09
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të mbajtur dje në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se situata në Kosovë është e rëndë dhe se pakënaqësia dhe zemërimi i popullit tonë për shkak të shkeljes së marrëveshjes për targa. të gjitha marrëveshjet e tjera, si dhe arrestimet e përditshme të serbëve, arrijnë kulmin.

“Ne do të kemi një adresë më të gjatë javën e ardhshme, të Enjten e Madhe ose të Premten e Madhe”. Së pari kam pasur konsultime dhe biseda me përfaqësuesit më të rëndësishëm të Listës Serbe dhe autoritetet tona dhe përfaqësues të institucioneve dhe autoriteteve nga Kosova. Dhe folëm për të gjitha problemet dhe situatën e sigurisë, e cila është e vështirë”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se ideja e tij ka qenë që dje të arrihet marrëveshje dhe të dalin me ato qëndrime, por kjo nuk ka qenë e mundur.

“Unë u tërhoqa dhe u pajtuam që të vazhdojmë të punojmë së bashku me të gjitha ekipet tona në shtatë ditët e ardhshme, në mënyrë që të dalim me një njoftim të përbashkët për të gjitha ngjarjet që na presin”, ka shtuar Vuçiq,

Gjithashtu, në takimin, i cili u mbajt vetëm 16 ditë para datës së zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës, Vuçiq bëri të ditur se me deklaratë publike e me hollësi do të dal tek javën e ardhshme.

E këto zhvillime në Beograd, i komentoi për gazetën ‘Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, gjithçka do të varet nga takimi në Rashkë, i cili u planifikua të mbahet pak para zgjedhjeve në veri.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Pas takimit që do të mbaj në Rashkë, aty mund të vendoset për skenarë të ndryshëm që kanë të bëjnë më pengimin e çdo mundësie që do të marrin institucionet e Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale”, deklaroi ai

Krahas kësaj, eksperti i sigurisë përmendi 4 skenarët që mund të përgatit Vuçiq në koordinim me Listën Serbe.

“Disa nga skenarët mund të jenë :

1. Bllokim i rrugëve në veri ( ngjarjet e 2021/2022).

2. Vandalizmin e qendrave të vendvotimit dhe materialit të ndjeshëm.

3. Sulmi ndaj konvoit që bartë materialet (kjo pjesë është ekstremja)

4. Bllokimin e betimit të Kryetarëve të sapo zgjedhur meqë asambletë janë funksionlae e kështu do të shpallen zgjedhje tjera”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat