Paralajmërohen arrestime të reja të Speciales: Ndodhin në muajin shtator

Politika

Paralajmërohen arrestime të reja të Speciales: Ndodhin në muajin shtator

Nga: P.R Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:18
Selia e Gjykatës Speciale

Që nga 2 prilli, në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi i Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen ndër tjerash edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë.

E që në fillimet e para të gjykimit, Prokuroria ka paraqitur faktet, sipas të cilave, cak i torturave dhe vrasjeve ishin anëtarët e LDK-së.

Kurse mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është munduar që me fakte të argumentojnë faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99.

Por dikush po paralajmëron arrestime të reja nga Gjykata Speciale. Është analisti politik, Nexhat Haziri, ai i cili thotë se Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi nuk do të jenë të akuzuarit e vetëm.

Image
Nexhat Haziri

“Po natyrisht që do të ketë edhe ftesa të tjera nga Gjykata Speciale dhe nuk do të jenë vetëm tashmë të akuzuarit aktual”, shprehet Haziri.

Sipas tij, arrestimet e reja të Speciales do të ndodhin në muajin shtator të këtij viti.

“Por do të varët shumë edhe nga dinamika e Gjykatës Speciale, por bazuar në disa informacione të afërta me Gjykatën Speciale, priten që në vjeshtën e ardhshme të ketë arrestime të tjera nga Gjykata Speciale, pasi më nuk do të dërgohen ftesa siç është bërë më herët sepse nuk do të këtë më të intervistuar si të dyshuar, por njerëz që do iu ngritët aktakuza”, deklaron Haziri për “Bota sot”.

Por kush do të jenë të arrestuarit e radhës të Speciales?

“Se kush do të jenë ata, do të mbetët të shihet në muajt e vjeshtës, diku në shtator të këtij viti”, përfundon për ”Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat