Provokimet dhe kërcënimet e Vuçiqit, paralajmëron eksperti i sigurisë: Një luftë me Kosovën dhe NATO-n, do të shkatërronte Serbinë

Politika

Provokimet dhe kërcënimet e Vuçiqit, paralajmëron eksperti i sigurisë: Një luftë me Kosovën dhe NATO-n, do të shkatërronte Serbinë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:17
Aleksander Vuçiq

Serbia nuk po ndalet së provokuari shtetin e Kosovës.

Para pak ditësh ishte vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili deklaroi se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë deri në fund të mandatit të tij.

“Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj do të jetë çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, veçanërisht njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai këto deklarata i kishte bë teksa fliste për propozimin evropian, për të cilin thotë se, Serbia do të zbatojë disa pjesë të këtij propozimi, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve perëndimor.

Ndërsa, sot qeveria serbe ka miratuar një paketë masash për serbët e veriut, duke vënë një sërë kushtesh për Kosovën.

Ana Bërnabiç, tha se Serbia nuk ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën deklaroi se e ka obligim themelimin e Asociacionit.

Përmes një pakte me 5 pikash, ajo ka kërkuar instalimin e Asociacionit, reagim nga bashkësitë kombëtare kundër qeverisë së Kosovës, anulimin e zgjedhjeve në veri dhe largimin e forcave policore nga zonat e komunitetit serb.

Image
Hajrullah Tërnava

Në lidhje për këto provokime e kërcënime të Serbisë, ka folur ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, situata është alarmuar nga ajo kohë, teksa shton se, serbët kurrë nuk kanë pasur asnjë kërcënim nga institucionet e Kosovës.

Më këto kërcënime Tërnava thotë se Serbia po dëshiron që t’i arrijë qëllimet e saj për bashkëngjitjen e veriut dhe krijimin e Asociacionit.

“Arritja e këtij qëllimi do të krijonte edhe në Kosovë një “Republikë Srpska” si në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë ai.

Eksperti shton se, me bisedime nuk po arrihet qëllimi serb për copëtimin e Kosovës.

Ai shton Serbia me kërcënimet po synon të arrij këtë qëllim, megjithatë thekson se, në Kosovë është KFOR-i që garanton sovranitetin e Kosovës.

“Serbia po mundohet që të sfidojë dhe të rrezikojë sovranitetin e shtetit të Kosovës, e cila tash edhe me forcë po kërkon formimin e Asociacionit duke u thirrë në emër të mbrojtjes të serbëve të Kosovës. KFOR-i e ka obligim që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Serbia e ka përvojën e vitit 1999, nëse hyn në luftë me NATO-n, do të ishte në pikëpyetje ekzistimi i saj, prandaj edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar dihet se do të jetë që t’i kryej obligimet e saja që i ka në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës”, thotë Tërnava.

Prandaj, ai shton se nëse nuk do të vepronte në këtë mënyrë atëherë ekzistenca e NATO-s do të ishte në pikëpyetje. 

"Këtë e di mirë Serbia, por megjithatë po dëshiron ta provokon faktorin ndërkombëtar që së paku diçka të përfitoj nga ky tentim i konfliktit, dhe Vuçiq me këtë tentim dëshiron ta bind popullin serb se i ndërmori të gjitha format e veprimeve për t’i arritur qëllimet që janë në favor të Serbisë, dhe me këto veprime tani territori i Serbisë po vihet në pikëpyetje. Prandaj meqë nuk ka më rrugë tjetër për t’ia arritur qëllimit, Serbia duhet të jetë e gatshme që më në fund t’i pranon ato kushte të negociatavepërfundimtare që faktori ndërkombëtar, si Amerika dhe BE-së po ia ofrojnë Serbisë”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat