“Të mos njihet legjimiteti i zgjedhjeve”/ Analisti tregon çka po tentohet të bëhet në veri!

Politika

“Të mos njihet legjimiteti i zgjedhjeve”/ Analisti tregon çka po tentohet të bëhet në veri!

Nga: A.SH Më: 15 prill 2023 Në ora: 22:03
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës - Fotografi nga arkivi.

Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhje në pjesën veriore të Kosovës. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë Lista Serbia e cila ka vendosur t’i bojkotojë ato.

E, për këtë ka pasur edhe mendime që zgjedhjet në veri të mos mbahen, duke u shtyrë për një kohë tjetër.

Së fundi, në veri po ndodhin edhe incidente, duke djegur vetura.

Analisti Xhevat Meha në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ajo çfarë po bën Serbia është e dukshme, përpjekja e saj për të destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.

Është e dukshme se Serbia vazhdon me përpjekjet për destabilizimin e pjesës veriore të Kosovës. Synimet që Serbia përpiqet që t'i arrijë janë në shumë dimensione, mirëpo më kryesoret janë që Kosovën si tërësi të vazhdoj ta mbaj nën tutele, dhe në veçanti veriun të mbaj si rajon të veçuar për ushtrim kontrolli dhe eventualisht për ndarje dhe bashkangjitje Serbisë”, thotë ai.

Image
Xhevat Meha

Sipas tij, e gjitha kjo që po bëhet është që zgjedhjet të mbahen por që të mos njihet legjimiteti i tyre.

“Përpjekjet për destabilizim tani para zgjedhjeve në komunat veriore, sa shoh unë janë me synimin që votimet që pritet të mbahen të kontestohet dhe eventualisht të mos njihet legjimiteti i tyre. Tentohet që të krijohen kushte që çështja e legjitimitetit të ngritet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku tani për tani Rusia është duke kryesore. Nga ngritja eventuale e çështjes së legjitimitetit të kësaj pjese të Kosovës do të tentohet të përfitoj politikisht edhe Rusia në çështjen e pjesëve të Ukrainës që tani i mbanë të pushtuara.

Unë mendoj se duhet të shkohet me mbajtjen e votimeve, nuk duhet të lejohet hapësire për shtyerjen përpara të agjendës së interesave të Serbisë dhe të Rusisë. Incidentet eventuale nuk do të mund të prishnin legjitimitetin për faktin se këto po dalin shpluar si të organizuara nga Serbia. Sigurisht këto aksione të Serbisë janë shkelje e marrëveshjeve të pranuara në Bruksel dhe Ohër për të cilat BE duhet të ketë përgjigjen e saj”, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat