Arrestimi i Millun Millenkoviq/ Eksperti i sigurisë: Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm, Qeveria gaboi vetëm në këtë pikë

Politika

Arrestimi i Millun Millenkoviq/ Eksperti i sigurisë: Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm, Qeveria gaboi vetëm në këtë pikë

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:14
Pamje nga arrestimi i Millun Millenkoviq – Llune

Policia e Kosovës më 13 qershor pas një aksioni në veri, ka arrestuar Millun Millenkoviq – Llune.

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Policia e Kosovëa ka treaguar profesionalizm .

Aksioni i PK respektivisht operatorëve të njësive speciale po dëshmon që aty ky ndërhyn vetëm ligji dhe rendi suksesi është i pa shmangshëm duke treguar profesionlizëm tepër të mirë.

Ky arrestim është në vazhdën e dakordimit në mëse mekanizmit të sigurisë e cila ka ardh si kërkesë e KFOR për të arrestuar çdo kriminel apo individ që është i indentifikuar si sulmues ndaj këtij misioni, thotë ai.

Sipas tij, gabimi i qeverisë në këtë pikë, është mos dakordimi me faktorin ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës ka gabuar vetëm në një pikë që ndërlidhet me këtë proces si rezultat i mos dakordimit me faktorin ndërkombëtar për të bërë veprime pas betimit të kryetarëve.

Tani situata është kautike në rrethana që veriu ka rrëshqit në anarki duke mos u bindur edhe Beogradit zyrtar për veprimet të më tutjeshme pra duhet tani e tutje vetëm mekanizmat e sigurisë të veprojmë e veprimet tjera politika të mbaj duart larg zhvillimeve për ta rifutur sistemin kushtetues ligjore në atë pjesë”, përfundon ai.

Kujtojmë, se Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim Millun Millenkoviq – Llune, që u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 13 qershor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat