Situata në veri/ Alarmon juristi: Pritet shpejt të vijë në zbatim plani i Sorosit!

Politika

Situata në veri/ Alarmon juristi: Pritet shpejt të vijë në zbatim plani i Sorosit!

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2023 Në ora: 20:03
Veriu i Kosovës

Gjendja në veri të Kosovës ende vzhdon të jetë e ‘ngrirë’. Serbia e cila po shkakton agresin në atë pjesë nuk po tërhiqet. Kurse, Kosova, ka dërguar Policinë në atë pjesë se po arreston bandat kriminale që po veprojnë atje.

Për këtë, Kosovës po i bëjnë presion Amerika dhe BE, që të tërhiqet nga atje, largojë policinë nga komunat, kryetarëve të zgjedhur dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në veri.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim “Bota sot”, ka thënë se momentalisht Serbia ka një pozitë të favorshme në Ballkan, dhe kjo I është mundësuar që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Sipas tij, Serbia në vendet ballkanike, kurdo hap front të ri.

“Në kuadër të politikës gjeostrategjike të SHBA-ve dhe të NATO-s është Kosova një pikë e vogël që nuk ka ndonjë peshë në ndikimet gjeostrategjike.

Me luftën në Ukrainë, ka marrë Serbia një pozitë shumë më të favoreshme, se sa shtetet tjera ne Ballkanin Perëndimor. Në Serbi shihet nga NATO dhe nga SHBA-të rreziku i një fronti të ri të luftës në këtë anë. Serbia ka aftësi dhe kapacitete të krijojë konflikte luftarake në Bosnie e Hercegovinë, në Kosovë, në Malin e Zi dhe ne Maqedoninë e Veriut. Nëpër këto shtete, kurdoherë, sa ka dëshirë Serbia, hap front.

Këtë pozitë e ka kuptuar shteti serb. Po e përdor mirë dhe si kërcënim ndaj perëndimit, përkatësisht SHBA-së, dhe UE-së dhe NATO-së", nënvizon ai.

Ai tutje, flet edhe për kushtet e Borrellit, të cilat ia vendosi Kosovë.

“Këtu qëndron edhe fakti pse Serbia po ledhatohet nga UE dhe nga SHBA-të. Edhe si shtet, pavarësisht masave, nuk po akuzohet nga jashtë”, shprehet ai.

Z.Borell ia paraqiti Kosoves tri kushte:

1. Tërheqjen e policisë nga komunat,

2. Largimin e kryetarëve të zgjedhur nga komunat dhe

3. Caktimin e datës së zgjedhjeve në veri.

De-fakto është ky ripushtim i katër komunave nga shteti serb.

Ky plan u përkrah edhe nga SHBA-të.

Pse? Duket se faktori ndërkombëtar do të kënaqi "botën serbe" për të marrë me veti shtetin serb!

Sa qëndron kjo? Organizata e Sorrosit e ka paraqitur në vitin 2016 planin e realizuar në Beograd nga kjo organizatë për "botën serbe", duke i futur katër komuna e veriut të Kosovës me "botën serbe". Kjo u përpoq të realizohet me planin Rama-Vuçiq-Thaçi. Mirëpo dështoj”, thotë ai.

Më tej, Kelmendi, shton se “skenari” mund të jetë KFOR-I pritet të marrë rolin në veri, pastaj të mbahen zgjedhjet, të fitojë Lista Serbe, dhe të organizohet Acociacioni, ku realisht I bie që Kosova të humb pushtetin në atë pjesë.

“Tash u vendosën masat nga qeveria Kurti në katër komunat me qëllim që Prishtina të humbi pushtetin në këto katër komuna të veriut të Kosovës. Shpejt pritet që KFOR të marre tërë pushtetin atje dhe të mbahen zgjedhjet. Fiton Lista serbe e Aleksander Vuqiçit. Këtej, organizohet Asociacioni dhe edhe de-jure e humb pushtetin Kosova.

Fakt tjetër është edhe ideja që po qarkullon se në Serbi është një industri e luftës që ka filluar nën konttollin e NATO-së të prodhojë armë për Ukrainën. Nëse kjo qëndron, kuptohet se pozita e Serbisë është mjaft domethënëse. Kjo del edhe nga qëndrimet e UE-së dhe të SHBA-ve.

Në fakt, agresioni dhe veprimet kriminale në veri nuk po gjykohen siç duhet. Nuk ka as masa konkrete ndëshkuese ndaj Beogradit. U shkua nga Brukseli deri atje, saqe Z. Borell dhe z.Lajqak i quajtln disa arrestime nl veri antiligjore. Faktet flasin se veriu është në rrezik. Këtej, priten veprime konkrete në drejtim të ndërtimit të "botës serbe". Koha po punon për këtë.

Në kontekst të "botës serbe", me 28 qeshor, nuk u shpall autonomia e katër komunave. Pritet shpejt të vijë në zbatim plani i Sorosit, i kapur dhe që veriu i Kosovës, pas zgjedhjeve, të shpall autonominë e vet politiko-organizative dhe shtetërore”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat