Ishte ministër i kryekriminelit Millosheviq/ Ish - zv. ministri i MPB-së ‘zbulon’ planin e Vuçiqit për Asociacionin!

Politika

Ishte ministër i kryekriminelit Millosheviq/ Ish - zv. ministri i MPB-së ‘zbulon’ planin e Vuçiqit për Asociacionin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:08
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish zv.ministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava e ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të vendit.

Pjesa veriore tashmë një kohë të gjatë është nën tensione të vazhdueshme nga grupet kriminale serbe.

Këto grupe janë acaruar pas zgjedhjeve atje, ku fituan kryetarët shqiptarë, dhe më pas nuk po lejojnë që t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale.

Tërnva thotë se politika serbë bën çmos për t’i arritur qëllimet e tyre në politikë, madje edhe dukë përdorur tensione.

Eksperti tutje shprehet se Serbia përdor edhe gënjeshtra për t’i arritor qëllimet e saj.

Sipas tij, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq është duke bë një gjë të tillë, e kjo ka vazhduar prej viteve të 90-ta, kur ai ishte ministër në qeverinë e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

“Vuçiqi tani rreth tij ka numër të konsiderueshëm politikanësh sikur që është vet, të atij shërbimit Millosheviqian, sikur Daçiqi, Vulini, Dodik etj, prandaj Vuçiqi për t’i arritur qëllimet e tij në politikë është në gjendje të përdorë trika të tërë”, thotë ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai deklaratat e Vuçiqit i quan trik diplomatik që duhet me i analizuar me kujdes.

Vuçiqi vazhdon të mos heq dorë nga Kosova, ku edhe e cilëson Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Asociacioni është kërkesa e parë që Serbia po e kërkon pas marrëveshjes së planin franko gjerman. Pas jetësimit të Asociacionit mund të tërhiqet pala serbe pasi për këtë nuk ka garanci të fuqishme ndërkombëtare për ta vazhduar dhe zbatuar”, thotë Tërnava.

Tërnava përmend edhe deklaratën e presidentit të entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ku ka thënë se qëllimi i vërtetë i Serbisë është i lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska”.

Ai shton se, këto janë qëllime sa sekrete aq edhe publike të politikës serbe që duhet t’i bëjnë autoritetet e Kosovës të veprojnë me kujdes dhe zgjuarsi, për të mos rrëshqitur në një zgjidhje e cila do të kishte pasoja të pa riparueshme dhe të pakthyeshme në histori.

“Politikat mashtruese serbe tani për shqiptarët janë të njohura, dhe duhet me shumë kujdese në të ardhmen kur duhet të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme me serbët, dhe me analiza detaje për çdo nënshkrim të marrëveshjeve të kihet parasysh, se serbët gjithnjë bëjnë komplote dhe në prapavija përfundimtare që kërkojnë nga përfaqësuesit e Kosovës, të nënshkruajnë vendime të rëndësishme dhe në favor të serbëve, sikur që ishte në vitin 2013 që kryeministri Thaçi e nënshkroi Asociacionin e komunave serbe, dhe që në vitin 2015 po atë asociacion e nënshkroi kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa”, thotë Tërnava.

Ai shton se, nënshkrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare nga përfaqësuesit e shtetit në atë moment bëhen valide posa firmoset.

“Përfaqësuesit e shtetit kur kanë rezerva për ta nënshkruar një dokument të rëndësishëm, mund të kërkojnë kohë apo edhe ditë për ta analizuar atë marrëveshje edhe me ekspertë të atyre lëmive për çfarë bëhet fjalë, e jo ta nënshkruajnë atë vendim të rëndësishëm për shtetin, e pastaj të thonë se po e tërheqim se është vlerësuar gabim ai nënshkrim”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat