Analisti me kritika të ashpra për Ramën: Atë që s’mund ta bëjë presidenti i Serbisë, po e bën shërbyesi i Vuçiqit!

Politika

Analisti me kritika të ashpra për Ramën: Atë që s’mund ta bëjë presidenti i Serbisë, po e bën shërbyesi i Vuçiqit!

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2023 Në ora: 10:02
Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Beograd, 7 korrik 2023.

Të enjten që kaloi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi në Prishtinë në kuadër të një vizite që ia bëri rajonit për përgatitjet e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Ai në Kosovë u prit në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, por jo edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Kurti refuzoi këtë gjë, pasi tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama

Prfoesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vizita e Ramës ishte pa vullnetin e Albin Kurtit dhe ishte provokimi i dytë i Ramës ndaj Kosovës.

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në Kosovë, më shumë ishte prokative sesa politike, vizitë sa për t'ua bërë me dije mediave, qytetarëve dhe qeverisë së Kosovës se burazeri i Vuçiqit Edi Rama vjen në Kosovë me vullnetin e tij, kur do vetë e jo kur i këndet Albin Kurtit të vijë në Kosovë sikurse me takimim e dy qeverive në Gjakovë. Mohimi dhe mos ardhja e Ramës për t'u takuar dy qeveritë në Gjakovë ishte provokimi i parë ndaj Kurtit, gjersa vizita dhe ardhja e Ramës pa vullnetin e Albin Kurtit në Prishtinë ishte provokimi i dytë ndaj kryeministrit të Kosovës. Në Gjakovë vëllai Kurti dashurisht e priste Ramën si nikoqir, mirëpo kryeministri i Shqipërisë refuzoi pritjen e Kurtit në Gjakovë, në anën tjetër pa lejen e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurtit Rama vjen si sundues në Kosovë. Ardhja apo vizita e dhunshme e Ramës pa dëshirën e Kurtit në Kosovë dhe deklaratat e tij kundër Kurtit krahasohen me ardhjen e dhunshme të Millosheviqit në Gazimestan”, thotë ai.

Sipas tij, veprimet e Ramës janë të rrezikshme dhe janë anti-Kurti.

“Shumë më të rrezikshme e armiqësore janë veprimet politike anti Kurti të Ramës sesa veprimet armiqësore të Vuçiqit ndaj Kurtit e Kosovës. Atë që nuk mund ta bëjë presidenti i Serbisë kundër Kosovës e Kurtit e bën shërbyesi i Vuçiqit, Edi Rama”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat