Naim Miftari ‘zbulon’ kush e bëri inçizimin e Mimoza Kusarit me Listën Serbe, ja kush ishte takuar me vrasësit e Policisë së Kosovës!

Politika

Naim Miftari ‘zbulon’ kush e bëri inçizimin e Mimoza Kusarit me Listën Serbe, ja kush ishte takuar me vrasësit e Policisë së Kosovës!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:21
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është prononcuar në lidhje video përgjimin që i është publikaur Mimoza Kusarit ku dëgjohej duke biseduar me Listën Serbe.

Miftari thotë se, nëse Mimoza Kusari nuk i ka informuar paraprakisht Albin Kurti dhe Glauk Konjufcën atëherë duhet me dhënë dorëheqje.

Sipas tij, Kusari nuk ka thyer ligjin, por ky është parim i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca nuk kanë qenë të parainformuar për bisedat e Mimoza Kusarit dhe Listës Serbe, Mimoza duhet me ec në shtëpi dhe me dhanë dorëheqje, ose me u largu nga LVV-ja, jo që Mimoza Kusari ka bë diçka të ndaluar me ligj, apo ka thyer rregullat politike, por nga parimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejohen biseda pas shpinës”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ish-agjenti shprehet se, Qeveria Kurti është e para që nuk varet nga votat e Listës Serbe.

“Sa i përket këtyre ulërimave të opozitës e cila nga pas lufta kanë bashkëqeverisë me serbë dhe me Listën Serbe dhe çdo Qeveri është var nga Beogradi, kjo Qeveri është e para Qeveri e Kosovës, që nuk varet nga votat e Listës Serbe, kurse PDK, LDK, AAK nuk kanë të drejt as të flasin kur vet folin fshehtar në vesh me Vuçiqin, Daçiqin dhe nënshkruarnin marrëveshje jokushtetuese, marrëveshje kundër Kosovës, kundër interesit”, thotë ai.

Sipas tij, ish-pushtetarët janë takaur me Radoiçiqin dhe me vrasësit e Policisë së Kosovës.

“Këta prisnin Listën Serbe deri në ora 12 të natës që të formonin Qeverinë, prisnin Radoiçiqin herë në Qeveri këmbëkryq e herë i shkonin në në veri fshehtas me formu Qeverinë me njerëzit e Boeogradit. Këta edhe kanë biseduar e takuar me vrasësit e Policisë së Kosovës...”, thekson ai.

Miftari tutje shprehet se, ky inçizim është bë nga njerëzit e UDB-së dhe SHIK-ut të instaluar në AKI.

“Super inçizimi që i ka bë UDB-ja serbe dhe SHIK-u i instaluar në AKI dhe po i përhapin në Prishtinë në medisa, njerëzit e Aleksandër Vuçiqit dhe njerëzit e Edi Ramës, as që kisha humb kohë me i komentua, boll është pasi dihet kush i ka bë këto inçizime, kush po i përhapë dhe qëllimin ku e kanë me këto inçizime ilegale të ndaluara me ligj”, thotë Miftari.

Sipas tij, me këtë duhet me u marr me këtë Prokurori i Shtetit, nëse Kosova do të kishte prokuror të vetin.

“Nuk e kanë hallin as te parimet njerëzore e shtetërore që e shkelen vet, 22 vite rresh sa ishin vet në pushtet, as të Albin Kurit nuk e kanë hallin, e as të Mimoza Kusarit, por halli i vetëm i tyre është se cila nga këto partitë e ish-pushteti do t’i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje partner në pushtet me shpresë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i bën prap 51% të votave dhe për mos me u var nga Lista Serbe se mos po e zgjedh njërën nga këto partitë e tenderëve bashkë me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat