Kurti ia “mbylli derën”, avokati shqiptar jep lajmin e keq për Ramën: Shenjat janë të këqija, ja prapaskenat e turit ballkanik

Politika

Kurti ia “mbylli derën”, avokati shqiptar jep lajmin e keq për Ramën: Shenjat janë të këqija, ja prapaskenat e turit ballkanik

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2023 Në ora: 09:52
Edi Rama, Spartak Ngjela dhe Albin Kurti

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka folur për “mosmarrëveshjet” mes dy kryeministrave shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Duke komentuar kushtëzimin e Kurtit, që me Ramën të takohet vetëm në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta të të dy qeverive shqiptare, Ngjela ka akuzuar Ramën se burimi i tensioneve qëndron tek ai.

“Burimi i tensionit qëndron te Rama. Nuk pranoi atë që kishin vendosur: mbledhjen e përbashkët të qeverisë. Dhe këtu ka rënë brenda. E dominon Kurti”, ka deklaruar avokati në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai ka dhënë edhe një paralajmërim për Ramën.

“Shenjat janë të këqija për Ramën: është me Beogradin”, ka thënë më tej Ngjela.

Sipas tij, turi i fundit i Ramës në shtetet ballkanike, në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, lidhet me mesazhe dhe prapaskena kundër Kurtit.

“Jam i sigurt... kundër Albin Kurtit”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Kurti, nuk e pranoi në takim homologun e tij nga Tirana, i cili qëndroi në Prishtinë me 6 korrik, në kuadër të turit të tij ballkanik, si përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit.

Kryeministri Kurti, kushtëzoi takimin e Ramën, duke i kërkuar atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive shqiptare.

Pas refuzimit, Rama ka thënë se nuk erdhi në Prishtinë “për t’u martuar me Kurtin” dhe se nuk ka probleme personale me të.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, dhe nuk ndjehem i fyer si një dhëndër të cilin nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë siç erdha këtu, siç do të shkoj aspak në Beograd si kryeministër i Shqipërisë dhe, në mënyrë më absolute s’kam asnjë problem personal dhe aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës”, ka deklaruar Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat