Rrahja në Kuvend/ Juristi nga Belgjika zbulon prapaskenat – ja si e përgatiten skenarin opozita!

Politika

Rrahja në Kuvend/ Juristi nga Belgjika zbulon prapaskenat – ja si e përgatiten skenarin opozita!

Nga: M.Haziri Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së djeshme ka pasur rrahje masive në Kuvendin e Kosovës.

Të përfshirë kanë qenë deputetë të partive në Kuvend.

Rrahja ka nisur në kohën kur Kryeministri Kurti po deklarohej në foltorën e Kuvendit të Kosovës.

Përleshja fizike ka nisur pasi e ka gjuajtur me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më pas ndërhynë ministri Hekuran Murati dhe zv-kryeministri Bisnik Bislimi.

E në lidhje me këtë temë një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi nga Belgjika Skënder Musliu.

Image
Skënder Musliu

Ai u shpreh se e gjitha ajo që ka ndodhur ka qenë e përgatitur dhe se të njejtit deputetët që e filluan nuk hezitojnë të bëjnë kësi lloj skandalesh.

“Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Kosovës, PDK-ja shkaktoi një inicident të shëmtuar që dëmtoi rëndë demoktacinë e brisht të Kosovës. Nëse analizojmë kronologjinë e ngjarjeve, lehtë konstatojmë se ky inicident ishte parapërtgatitur, fillimisht dy provokatoret e njohura të PDK-ës, deputetja Blerta Deliu në folëtore ngjiti pankartën me mbishkrimin « zdravo », më pas Ganimete Musliu vendosi fotografinë e kryeministrit Kurti me hundën e gjatë të Pinokios, që simbolizon rrenën. Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi largoi foton duke e grisur ate, mirëpo deputeti Mërgim Lushtaku, i cili nuk i priton provokimeve dhe problemeve, lagi me ujë Kurtin dhe Bislimin, që ky i fundit e gjuajti me shishe të ujit. Më pastaj filloi përleshja fizike, ku deputetët e PDK-ës sulmuan me grushta ministrat e Qeverisë, ndër të cilët më të vrazhdët dhe më arrogant ishin, Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu, Rashit Qalaj, kurse më së shumti e pësuan ministri Hekuran Murati, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thotë që shkak për këtë inicident ishte publikimi i inicizimeve të paautorizuara, të bisedës të kryetares së grupit parlamentar të LVV-ës, Mimoza Kusari me kryetarin e grupit parlamentar të Listës serbe, Igor Simiq.

“Situatën e elektrizoi edhe më shumë deputeti i PDK-ës, Hisen Berisha, i cili duke përsëritur disa herë, kërkonte nga policia e Kuvendit t’i largojë nga foltorja ministrat që e mbronin kryeministrin Kurti dhe t’i nxjerrin ata jashtë, në të kunbdërtën këte do t’a bënte ai me deputetët tjerë të PDK-ës. Kjo sjellje e papërgjegjshme e Berishës, duke bërtitur dhe duke urdhëruar, vështirësoi situatën e krijuar. Të theksoj se ky deputet, prej një komandanti të devotshëm, që kur u bë pjesë e PDK-ës, u transformua në një matrapaz jofunksional politik. Inicidenti shkoi aq larg sa që kryeparlamentari Konjufca u detyrua t’a ftoj policinë e Kuvendit për t’a qetësuar situatën.

Shkak për këtë inicident ishte publikimi i inicizimeve të paautorizuara, të bisedës të kryetares së grupit parlamentar të LVV-ës, Mimoza Kusari me kryetarin e grupit parlamentar të Listës serbe, Igor Simiq, në zyren e zonjës Kusari, në hapësirat e Kuvendit, me ç’rast Simiqi e kishte lidhur linjën për tre, katër minuta edhe me Radijçiqin.

Edhe përkundër deklaratave të disa deputetëve se ky inicizim është përgatitur nga BIA serbe, unë kam një mendim krejtësisht tjetër, sepse kam bindje të thellë personale se, ky inicizim ka qenë skenar i parapërgatitur nga PDK-ja ose AAK-ja ose të dyja së bashku, në marrëveshje me Radojçiqin, për nevojat e tyre. Kjo është bërë me qëllim të deskreditimit të LVV-ës dhe Qeverisë Kurti, që në një moment të caktuar të përdoret kundër Kurtit, sepse inicizimi i kësaj bisede nuk ka kurfar sensi tjetër. Është shumë simptomatike kur në këtë përgjim, Simiqi thot se PDK-ja e ka shkatërruar Listën serbe, kurse realiteti flet ndryshe, sepse pikërisht gjatë qeverisjes së PDK-ës, Lista serbe kanë qenë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar”, shpjegon Musliu.

Më tutje, juristi përmendi që se Listën serbe e ka formuar Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi dhe se në kohën e kryeministrit Kurti, Radojçiqi as që guxon të hyjë në Kosovë, ky dallim flet mjaft se kush ka bashkëpunuar me kriminelët.

“Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj se Listën serbe e ka formuar Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi, pjesë e së cilës është Radojçiqi. Bashkëpunimi i PDK-ës dhe AAK-ës me Listën serbe, rrjedhimisht me Radojçiqin si njeriu kryesor, ka qenë në nivel, duke i dhënë atij me dhjetra tendera me vlera milionshe. Opozita e sotit kur ishite në pushtet për dy dekada, pikërisht përmes votave të Radoçiqit kanë formuar qeveritë suksesive, madje edhe duke pritur deri në mesnatë Listën serbe për t’a formuar qeverinë. Në kohën e këtyre koalicioneve, në Veri të Kosovës lulëzonte kontrabanda dhe krimi i organizuar, pjesë e së cilës un bënë PDK-ja dhe AAK-ja. Në atë kohë Hashim Thaçi e kishte pranuar në zyre Radojçin duke deklaruar se me te ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Edhe AAK-ja, respektivisht Ramush Haradinaj asnjëherë nuk e ka fshehur miqësinë më Radojçiqin të cilin e ka pranuar, jo vetëm në zyre por edhe në shtëpi si dhe ka shkuar në shtëpinë e tij. Madje në një televizion, ish kryetari i Mistrovicës Jugore, Agim Bahtiri kishte deklaruar se Haradinaj e kishte ftuar Bahtirin në shtëpinë e Radojçiqit( pa dijen e tij se ku ndodhej Haradinaj) për të negociuar një ministri për Listën serbe. Derisa ishin në pushtet Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj, Radojçiqi ishte nëpër zyrat e tyre, kurse në kohën e kryeministrit Kurti, Radojçiqi as që guxon të hyjë në Kosovë, ky dallim flet mjaft se kush ka bashkëpunuar me kriminelët.

Mirëpo këto lidhje të opozitës së sotme me Listën serbe dhe Radojçiqin asnjëherë nuk janë dramatizuar deri në këtë shkallë, që flet qartë se audioinicizimi ka qenë vetëm pretekst e jo arsye për këtë përleshje në Kuvend, dhe se qëllimi dhe hallet e PDK-ës janë diku tjetër, te pushteti”, foli Musliu.

Tutje ai radhit dëmet që opozita e tanishme ka bërë për Kosovën.

Po ashtu dua të përkujtoj se, edhe LVV-ja derisa ishte në opozitë, në Kuvendin e Kosovës ka përdorur mjete jo demokratike, mirëpo kjo ka ndodhur për kauza madhore në interes të shtetite,e jo të pushtetit, sikurse kundër formimit të « Zajednicës », kundër formimit të Gjykatës Speciale, kundër ligjit për Demarkacion me Malin e Zi, që cunguan dhe dobësuan subjektivitetin e Kosovës dhe pasojat ende i vuan Kosova.

Kush janë këta përfaqësues të popullit që dhunojnë tempullin e demokracisë, Kuvendin ?! Pikërisht këta mbrojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar të shefave të tyre, kurse këta janë sahanlëpirësat që kanë mbetur pa tendera, nuk mund të vjedhin dhe plaçkitin shtetin siç bënë deri tani, këta janë njerëz të degraduar, me diploma të blera, pa kurfare kulture dhe edukate, me sjellje feudale, këta nuk përfaqësojnë interesat e popullit, por interesat e grupeve kriminale.

PDK-ja po sillet sikur komandantët e rrejshëm ende janë në pushtet, mirëpo PDK-ja duhet të pajtohet me faktin se koha e komandatave ka kaluar, tani patriotizëm është të punosh për shtetëndërtim, për forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomisë, e jo për korrupsion, krim të organizuar dhe mafi politike.

Këto veprime të dhunshme të PDK-ës dhe kauzave të rrejshme, përveç se janë të papranueshme, ato janë edhe kriminale, sepse përmes dhunës dëshirojnë të vijnë në pushtet, gjë që është e pamundur”, përfundoi Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat