Vizitoi Thaçin e Veselin në Hagë, Krasniqit i vjen reagimi: Çudi, ja kë dërgoi në protestën e veteranëve!

Politika

Vizitoi Thaçin e Veselin në Hagë, Krasniqit i vjen reagimi: Çudi, ja kë dërgoi në protestën e veteranëve!

Nga: A.Zh Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:17
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar dje në Hagë për vizitë te krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhimbja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi, pas përfundimit të vizitës në Hagë.

Atij për këtë vizitë në ditën kur u mbajt një protestë nga veteranët e UÇK-së, i ka reaguar analisti politik Binak Maxharraj.

“Memli Krasniqi qenka kthyer nga Haga!

Deklarata e tij e fortë pas kthimit është se "Dielli do të lindë përsëri”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar të shtunën në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, që sipas tij, “padrejtësisht po mbahen në Hagë”.

Bre, çudi që nuk u pa në protestë, paska qenë i zënë me punë, por ai i ka çuar në protestë sejmenët e tij që të monitorojnë situatën”, ka thënë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai ka komentuar deklaratën e kreut të PDK-së, se “dielli do të lindë përsëri”.

“Me t’u kthyer nga Haga, Memli Krasniqi e dha një deklaratë të fortë, të fuqishme duke thënë se: “Dielli do të lindë përsëri”.

Kjo po i bie se lindja e diellit qenka shuar dhe sipas Krasniqit, “dielli do të lindë përsëri”.

Por, Memli Krasniqi sikur ka harruar se duke i pas parasysh tronditjet e tokës, lëvizjet seizmologjike të saj, furtunat dhe zerzelet e përditshme, katastrofat natyrore, ka gjasa që toka të sillet ndryshe mbrapsht, që do të thotë se “dielli do të lind në perëndim", e jo në lindje siç thotë Memli Krasniqi.

Sepse Zoti është i madh, na ka pa të gjithëve si jemi sjellë, si dhe çka kemi bërë në këtë botë dhe nuk e mëshiron askënd”, ka thënë më tej analisti.

Sipas tij, “për shumicën e njerërzve dielli nuk do të lindë në lindje, por “dielli do të lindë në perëndim””./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat