Tomë Gashi “godet” opozitën - zbulon se çfarë po fshihet pas sulmeve ndaj Qeverisë Kurti!

Politika

Tomë Gashi “godet” opozitën - zbulon se çfarë po fshihet pas sulmeve ndaj Qeverisë Kurti!

Nga: M.Haziri Më: 16 korrik 2023 Në ora: 22:07
Tomë Gashi

Kosova së fundmi ka qenë pjesë e shumë provokimeve dhe deklaratave nga serbët, duke filluar me veprimet në veri të vendit e deri tek kërcënimet me anë të deklaratave nga liderët serbë.

Të premtën që e lamë pas, tensionet nga veriu u zhvendosën në Kuvendin e Kosovës.

Opozita e revoltuar me veprimet e kryeministrit dhe publikimin e përgjimit ku deputetja e shumicës, Mimoza Kusari Lila bisedon me deputetin e Listës Sllavko Simiq, ndërmori një aksion simbolik i cili më pas shpërtheu në dhunë fizike ndërmjet deputetëve.

E në lidhje me situatën e krijuar në vend si dhe bojkotimet që opozita po bën në vazhdimësi për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha që përkundër situatës që kanë lënë opozita e tanishme vendin, Qeveria Kurti po arrin mjaftë mirë të e menaxhojë.

Situata politike në vend është jashtëzakonisht e mirë, totalisht duhet t’i eliminojmë deklaratat e partive opozitare të cilat vetëm vajtojnë dhe asgjë nuk ndryshojnë. Ndërsa shpesh duhet t’ua përkujtojmë se situatën e rënduar politike në veri ata vet e krijuan të tillë sa ishin në pushtet dhe ia lanë Qeverisë Kurt trashëgimi”, u shpreh ai.

Ndërsa, sa i përket bojkotimit të opozitës, ai thotë që opozita po e luan pjesërisht lojën e opozitës në Shqipëri te para disa viteve - kur i lanë mandatet e tyre në gjysmë dhe nuk pati kurrfarë ndryshimi..

Sipas tij, disa veprime të partive opozitare po i ndihmojnë shumë Serbisë e Vuçiqit, sa që, qëllimisht apo rastësisht, me apo pa vetëdije, po e dobësojnë pozicionin e shtetit të vet.

“Opozita po e luan pjesërisht lojën e opozitës në Shqipëri, te para disa viteve - kur i lanë mandatet e tyre në gjysmë dhe nuk pati kurrfarë ndryshimi. Ndërsa, sa i përket Kosovës, në situatën që jemi, do të duhej të kishte unitet edhe të partive opozitare, të bashkohen me Qeverinë sa i përket çështjes së veriut të Kosovës.

Por ndoshta nuk mund ta bëjnë këtë pasi që një pjesë e deputetëve që janë edhe sot pjesë të partive politike opozitare kanë votuar vet Zajdenicën dhe tani s’mund të jenë kundër saj. Duket haptazi që disa veprime të partive opozitare po i ndihmojnë shumë Serbisë e Vuçiqit, sa që, qëllimisht apo rastësisht, me apo pa vetëdije, po e dobësojnë pozicionin e shtetit të vet - Qeverisë Kurti në raport me Qeverinë e Serbisë dhe këtë unë fare nuk mund ta kuptoj”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat