Pamje turpëruese, vjen reagimi i ashpër ndaj PDK-së – ja si e shndërruan Kuvendin në ‘arenë lufte’

Politika

Pamje turpëruese, vjen reagimi i ashpër ndaj PDK-së – ja si e shndërruan Kuvendin në ‘arenë lufte’

Nga: A.Morina Më: 17 korrik 2023 Në ora: 08:10
Përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik 2023.

Opinionisti Dedë Preqi ka shpërthyer me kritika ndaj partive opozitare pas dhunës së shfaqur në senacën e fundit parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, ishte një pamje turpëruese, derisa kërkoi nga deputetët opozitare që Kuvendin ta ruajnë dhe jo ta shndërrojnë në arenë luftimesh politike.

Duhet të turpërohen të gjithë ata, që janë në vijat Institucionale të vendit, veçanërisht në frontin e Kuvendit të Kosovës, që po zhvillohet jo luftë politike, jo luftë për zhvillimin e vendit që e ka kapluar varfëria dhe problemet sociale, por luftë inatëqore dhe partiake, duke dhënë një shembull të keq dhe të pa lakmueshëm para gjithë popullit kosovar dhe para botës.

Deputetët e këtij Kuvendi, duhet t’ia lëshojnë një pasqyrë vetës dhe të shikohen fare mirë, sidomos të opozitës, para se të marrin rrugën deri te ky institucion, i cili duhet të çmohet dhe të ruhet sikur sytë e ballit, por jo edhe të përdhunohet dhe të shdërrohet në një vend ku luftojnë bajlozat që e kanë humbur betejën e tyre, sepse përmes luftës së tyre po fiton dikush tjetër, që është Serbia, e cila po shikon për anash dhe po shantazhon për qejfin e vet”, deklaroi opinionisti.

Krahas kësaj, Preqi vlerësoi se partitë opozitare po i bëjnë keq llogaritë e tyre, pasi i ka kapluar ‘sëmundja’ për pushtet.

Image
Dedë Preqi

Nga këto kushte dhe rrethana po vuan populli i Kosovës, i cili po zhgënjehet me sjelljet arrogante të deputetëve dhe ministrave të Kuvendit të Kosovës, me një dallim të veçantë dhe ekstrem që po vepron opozita e sotme, të cilët, duke ia mbajtë anën SHBA-ve, duke menduar se ata janë «budallenjë» dhe nuk e kuptojnë rolin e tyre për të thyer kokën, sa herë u konvenon këtyre kokëboshëve, që nuk lakmohen te asnjë demokraci e botës, sepse u mungon kauza dhe përllogaritjet e tyre i kanë të gabuara dhe të shëmtuara nga sëmundja për pushtet”, theksoi ai.

Madje, opinionisti me theks të veçantë kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke përfshi tërë këtë galeri politike të tingujve të vrazhdë dhe të pa lakmueshëm, që prodhoi në këtë rast opozita në krye me PDK, duhet të kuptojmë dhe të jemi njerëz që kemi sy me shikuar e vesh me dëgjuar dhe a duhet të kemi ndërmend një ditë që mendjen tonë ta bëjmë të një mendësie të sinqertë dhe të mendojmë e veprojmë si njerëz dhe qëllimet tona ti bashkojmë për të mirën e këtij populli dhe vendi”, shpjegoi Preqi.

Ndër të tjera, ai shtoi se, sharjet dhe rrahjet janë mjete të njerëzve të robëruar nga euphoria.

Mos të tregohemi aq të dobët dhe të lig para njëri-tjetrit, si shqiptarë, dhe vellezër, kur e dimë se fatin tonë e kemi të përbashkët dhe në duar të njëri-tjetrit. Fjala e urtë dhe ëmbël me njeri tjetrin është mjeti më i mirë i komunikimit dhe rrëfimit, ndërsa llojet tjera, fyerjet, sharjet dhe rrahjet janë mjete të njerëzve të robëruar nga euforia dhe emocionet e dobëta, që nuk janë fare parlamentare dhe as njerëzore”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat