“Tani del një kryeministër në Kosovë që ‘ia thyen turinjtë’”/ Rama dëshmoi se iu “frikësua” pranisë së Kurtit në Tiranë, ja pse

Politika

“Tani del një kryeministër në Kosovë që ‘ia thyen turinjtë’”/ Rama dëshmoi se iu “frikësua” pranisë së Kurtit në Tiranë, ja pse

Nga: M.Lakna Më: 17 korrik 2023 Në ora: 22:06
Albin Kurti dhe Edi Rama

Sot kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, ftoi në Tiranë për një drekë pune kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perendimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kjo ngjarje u zhvillua pikërisht në ditën kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte planifikuar në agjendën e tij pjesëmarrjen e tij në Greqi në kuadër të Simpoziumit SYM.

U raportua se Kurti kishte planifikuar që të dërgonte zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si zëvendësim të tij në Tiranë, por që të njëjtit i ishte refuzuar kërkesa për pjesëmarrje nga Rama.

Acarimi i raporteve nisi me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga Edi Rama dhe vazhdoi me vizitën e këtij të fundit në Prishtinë, e që Albin Kurti nuk pranoi ta takonte.

Ndonëse nga Qeveria e Kosovës kanë mohuar që Kurti të mos ketë shkuar në Tiranë për shkak të ftohjes së raporteve me Ramën, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi ka thënë për gazetën “Bota sot” se e gjithë ngjarja ndërlidhet me “arrogancën” e Edi Ramës.

Image
Enver Bytyçi

“Në këtë drekë pune ishte i ftur dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Varlehey, një mik i dëshmuar i kreut të ekzekutivit të vendit tonë. Erdhën në këtë drekë informale kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Por nuk mori pjesë kryeministri I Kosovës, Albin Kurti. Nëse Albin Kurti do ta kishte pritur zotin Rama gjatë turneut të tij me vetinicativë në këto vende të Ballkanit Perendimor, atëherë nuk do të kishte një diskutim si ky që po zhvillohet sot, sipas të cilit “Kurti refuzon Ramën”! Por fakti që Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive në Gjakovë të planifikuar për 16 qershorin e shkuar, madje me akuzën se kjo mbledhje nuk mund të bëhet me zotin Kurti problematic e “shkaktar” të tensioneve në very të Kosovës, ky fakt çoi në ftohjen e plotë të marrëdhënieve midis të dy liderëve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Bytyçi.

Për Bytyçin Kurti kishte të drejtë ta refuzonte z. Rama pikërisht se ky i fundit njëanshmërisht dhe me arrogancë anuloi një mbledhje të përbashkët të planifikuar në territorin e Kosovës.

“Do të ishte diçka më e justifikueshme, nëse ajo mbledhje do të zhvillohej në territorin e Shqipërisë. Anulimi i mbledhjes në fjalë ishte akt shumë herë më i shëmtuar, sesa refuzimi i Kurtit për ta pritur kryeministrin e Shqipërisë, ose edhe për të mos i shkuar sot në mbledhjen parapërgatiitore të Samitit të Tiranës në kuadër të procesit të Berlinit!”,ka nënvziar ai.

Sipas tij, Rama do të duhej që të koordinohej me të gjithë liderët e Ballkanit për ditën e takimit.

“Por ne ende nuk e dimë nëse Kurti e refuzoi, apo nuk kishte asnjë mundësi të shkonte në këtë takim. Nëse Kurti kishte pohuar dhe lajmëruar me kohë pjesmarrjen e tij në konferencën në Greqi, atëherë logjikisht është normale që të mos e anulosh këtë pjesmarrje, pse kryeministrit të Shqipërisë i teket dhe cakton një datë takimi në Tiranë me kryeministrat e rajonit. Rama duhej të ishte rekorduar më parë për ta caktuar këtë takim informal. Do të duhej t’i pyeste të gjithë kolegët e tij, nëse ata janë ose jo të lirë në ditën që ai propozon për takim. Dhe vetëm pasi të ketë marrë dakordësinë e të gjithëve do të duhej ta caktonte këtë takim. A e ka bërë Rama këtë? Askush nuk ia bën këtë pyetje atij. Për mendimin tim nuk ka rekorduar, së paku me Kurtin, për datën e takimit në Tiranë”, ka shtuar profesori.

Kjo, sipas tij do të thotë se me arrogancën e tij, Edi Rama sillet me arrogancë kundër kolegëve të tij, veçmas me kryeministrin e Kosovës.

“Sjellja e tillë e zotit Rama është e qëllimshme. Për t’i dëshmuar atij se “Zot i punëve në rajon jam unë, padishahu i Portës së Lartë të Tiranës”! Albin Kurti në këto kushte nuk ka patur asnjë arsye pse të anulojë një aktivitet të planifikuar para samitit të sotëm në Tiranë. Ështe logjike që nuk anulohen vizitat e pjesmarrjet e konfirmuara. Jo për tekat e kryeministrit të Shqipërisë, por edhe sikur ta thërriste Ilaf Scholz atë. Thjesht i thuhej lemë një kohë tjetër! Por arrogance e Edi Ramës nuk mbaron këtu. Ai pompoi medien e tij, opozitën e Kosovës, kundërshtarët e Kurtit që të reagojnë me cinizëm për “kokëfortësinë e kryeministrit të Kosovës”! Unë nuk mendoj se është kështu. Korrektësia nuk është kokëfortësi. Sjellja arrogante është mendjemadhësi dhe egoizëm I pashoq. Nën rrogoz këtë e bën Edi Rama. Ndërkohë del në public dhe ankohet për Kurtin. Kjo është intrigë, jo sinqeritet, madje marrëzi. Është Edi Rama që nuk I ka dashur marrëdhëniet e mira me Kosovën që ditën e parë që erdhi në pushtet. Pyetini të gjithë ish-kryeministrat dhe do të mësoni si është sjellë ai me ta. Tani del një kryeministër në Kosovë që “ia thyen turinjtë” dhe o burra ta fajësojmë Albin Kurtin pse nuk i nënshtrohet arrogancës së një të marri. Për më tepër të një të marri që në çdo rast merr anën e Serbisë në konfliktet e Beogradit me Kosovën”, ka potencuar ai.

Në kuadër të kësaj, Bytyçi ka theksuar se “grindjet” e Kurtit janë me Edi Ramën, pasuesin e pashoq të bashkëpunëtorëve të Beogradit në historinë e Shqipërisë.

“Nuk besoj se kryeministri i Kosovës ka ndonjë gjë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Grindjet e tij janë me Edi Ramën, pasuesin e pashoq të bashkëpunëtorëve të Beogradit në historinë e Shqipërisë. Prandaj dhe përmirësimin e këtyre marrëdhënieve e ka në dorë vetë kryeministri i Shqipërisë. Ai para se të marrë vendime për mbledhje formale apo informale duhet t’i pyesë mysafirët, nëse ata kanë mundësi të jenë të pranishëm ose jo! Vendimet që merren me arrogancë në çeshtjet e brendshme të Shqipërisë, tani po bëhen problematike edhe në marrëdhëniet rajonale. Sepse autokracia nuk kufizohet vetëm kuadër të kufijve të shtetit. Autokracia e Ramës, Vuçiç etj reflekton edhe në marrëdhëniet me fqinjët”, ka përfunduar ai!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat