Zhvillimet e fundit në LDK, Mehmeti me kritika – ky duhet të jetë hapi i parë i Abdixhikut!

Politika

Zhvillimet e fundit në LDK, Mehmeti me kritika – ky duhet të jetë hapi i parë i Abdixhikut!

Nga: A.M. Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:58
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur zgjedhjet e saj të brendshme.

E ato u përcollën me polemika dhe kritika mes taboreve të brendshme partiake.

E analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” tha se LDK po vazhdon me ndryshime kozmetike dhe përmbajtësore

“Ende është larg konsolidimit, LDK po vazhdon më tepër me ndryshime kozmetike se përmbajtësore. Konfirmimi i Lutës në Gjilan dhe Muhaxhirit në Pejë vetëm sa demonstojnë këtë që thash më lart. Në këtë kuptim nuk pritet që të ketë forcim apo rritje të LDK sepse nuk po prek aty ku ka probleme, s’po rregullon problemin aty ku po i dhemb”, deklaroi ai.

Gjithashtu, analisti tha se hapi i parë që duhet bërë Abdixhiku është të distancohet nga e kaluara dhe të kërkojë falje.

“Ndryshimet s’duhen të jenë vetëm formale por përmbajtësore, e si hap i parë duhet të jetë kërkimfalja për të kalurën dhe distancimi, për të filluar me refoma të thella çka mund të prodhojnë rezultate, siç po vepron është ende larg”, tha ndër të tjera Fatom Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat