Kosova u bë me dronë ‘Bayraktar’, ja ndikimi në mbrojtje dhe përfitimet e FSK-së 

Politika

Kosova u bë me dronë ‘Bayraktar’, ja ndikimi në mbrojtje dhe përfitimet e FSK-së 

Arife Morina Nga Arife Morina Më 18 korrik 2023 Në ora: 17:19
Albin Kurti

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi dronët Bayraktar që Kosova i belu nga Turqia. 

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti i cili u shfaq me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se “Kosova tash është edhe më e sigurt”, ndërsa theksoi se tanimë oficerët e Forcës së Sigurisë kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve. 

Autoritetet në Kosovë nuk kanë bërë të ditur numrin e dronëve të blerë e as çmimin e tyre. 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkroi në rrjetet sociale se dronët Bayraktar “janë lloji më i fundit i armatimit që kemi blerë, posedimi i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”. 

Dronët turq që njihen në treg si të lirë dhe efektiv, janë vleërsuar të rëndësishëm në konfliktet në botë, përfshirë edhe atë në Ukrainë. 

Shqipëria kohë më parë bleu dronë Bayraktar, ndërsa muajin e kaluar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ka hequr dorë nga synimi për blerjen e dronëve të tillë, në shenjë proteste ndaj armatosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovë nga vendet e NATO-s, posaçërisht nga Turqia. 

Shala: Hyrja e dronëve është përcaktuar jashtëzakonisht e domosdoshme pasi është parë pozicioni në luftën Ukrainë/Rusi 

Image
Drizan Shala

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë Drizan Shala. 

Fillimisht, ai tha se avancimi i kapaciteteve ushtarake është sinjal i mirë, por edhe i domosdoshëm pas luftës në Ukrainë. 

“Çdo avancim në rritjen e kapaciteteve të Forces e cila e ka të përcaktuar planin gjithëpërfshirs të transformimit nga FSK në FAK. 

Pra hyrja e droneve është përcaktuar jashtëzakonisht e domosdoshme pasi është parë pozicioni në luftën Ukrainë/Rusi”, deklaroi eksperti i sigurisë. 

Sipas tij, FSK do ketë përfitime nga ky tip i dronit, derisa shpreson që këto blerje janë bërë në koordinim me Amerikën. 

“FSK dhe institucionet tjera të sigurisë do mund të përfitojnë nga marrja e informacioneve që mund të prodhon ky tip i dronit. 

Le të shpresojmë që është konsultuar më partnerin tonë strategjik e politik të Kosovës, Amerikën, ku hyrja në përdorim nuk do të shkaktonte ndonjë irritim në rrafshin e bashkëpunimit që ka deri më tani”, theksoi Drizan Shala për “Bota sot”. 

Kelmendi: Republika e Kosovës ka nevojë për një FSK të fuqishme 

Image
Muhamet Kelmendi

Kurse, juristi Muhamet Kelmendi në një bashkëbsedim me “Bota sot” u shpreh se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pësuar ndryshime pozitive dhe është rritur fuqia mbrojtëse. 

“FSK ka pësuar ndryshime pozitive. Veç që është rritur fuqia mbrojtëse, FSK ka edhe efekt mobilizues të vendit. 

Në kushtet e sundimit dhe të regjimeve raciste ballkanike, kur Kosova është në qendër të agresionit racist serbomadh, furnizimi me armë moderne të FSK-së dhe rritja e numrit të ushtarëve është element i rëndësishëm mbrojtës. 

Ndoshta duhet futur edhe shërbimin ushtarak të domosdoshëm”, deklaroi ai. 

Krahas kësaj, Kelmendi përmendi edhe sdisa pika tjera ndërlidhëse me çështjen e dytë. 

“Kosova kërkohet të jetë në gjendje që edhe vetëm për vetëm të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e shtetit të vetë. 

Sa do të arrihet kjo, varet nga buxheti dhe numri i ushtarëve në FSK. 

Vendi ka shumë probleme tjera vitale, të cilat kërkojnë përkujdesje dhe zhvillim të suksesshëm. 

Kosova ka papunësi të lartë, gjendje të rëndë ekonominë, shëndetësi jo të kualitetshme dhe arsim jo cilësor. Këto fusha nuk duhet lënë anash”, nënvizoi Kelmendi. 

Në fund, shtoi se qytetarët duhet të kontribuojnë në fondin e shpallur nga ministria e Mbrojtjes për ta fuqizuar ushtrinë tonë. 

Po ashtu, përmendi edhe modernizimin e ushtrisë serbe. 

“Në fuqizimin e fuqisë mbrojtjes, nëse nuk kontribuojnë edhe qytetarët tanë në Fondin e shpallur për FSK nga Ministria e Mbrojtjes, nuk mjaftojnë vetëm mjetet e buxhetit të shtetit. 

Modernizimi i forcave ushtarake për rreth Kosovës, nëpër shtete fqinje, është shumë i madh. Natyrisht se kjo shtron edhe nevojën e modernizimit dhe të forcimit të Ushtrisë së Kosovës. 

Me forca të përbashkëta popull - shtet do të arrihet që edhe Republika e Kosovës te modernizon dhe të rritë aftësinë mbrojtjes të FSK-së. 

Kosova kërkohet të përgatitet që vetëm për vetë të mbrohet. Për këtë kërkohet fuqizimi i FSK-së”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat