“Serbia insiston në Asociacionin që pranuan Thaçi e Mustafa”/ Publicisti nga Londra: Ja pse Kurti s’guxon të lëshojë pe në dialog

Politika

“Serbia insiston në Asociacionin që pranuan Thaçi e Mustafa”/ Publicisti nga Londra: Ja pse Kurti s’guxon të lëshojë pe në dialog

Nga: M.Lakna Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:23
Albin Kurti

Publicisti dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, Milaim Nela, vlerëson se Marrëveshja e Ohrit, nuk mund të konsiderohet si marrëveshje për sa kohë që nuk është nënshkruar nga asnjëra palë.

Në intervistën dhënë gazetës “Bota sot”, ditë më parë Nela ka thënë se, pika e parë dhe e panegocieshme e marrëveshjes duhet të ishte njohja reciproke dhe me pas mund të diskutoheshin të drejtat e pakicave ne vendet respektive

“Së pari dua të them se për sa kohë ajo nuk është nënshkruar nga asnjëra palë nuk mund të quhet marrëveshje dhe aq më pak mund të flasim për shkelje të saj.

Vuçiç përkundër Kurtit që publikisht shprehu vullnetin për nënshkrimin e draftit qartazi dhe prerazi tha që nuk do ta nënshkruante atë. Ajo që i interesonte atij nga e gjithë marrëveshja ishte pika e Asociacionit apo mini republika Srbskas.

Për mua pika e parë dhe e panegocieshme e marrëveshjes duhet të ishte njohja reciproke dhe me pas mund të diskutoheshin te drejtat e pakicave ne vendet respektive dhe kësaj i duhej qëndruar fort?”, ka thënë Nela për “Bota sot”.

Image
Milaim Nela

Ai ka thënë se e kupton hezitimin e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin pasi Serbia po kërkon atë që e pranuan Thaçi e Mustafa.

“Unë e mirëkuptoj qeverinë e Kosovës për hezitimin në këtë pike sepse e para Serbia insiston në Asociacionin që pranuan Thaçi e Mustafa e kurrë nuk do pranojë një Asociacion ashtu siç e ripërcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pra pa kompetenca ekzekutive. Serbia do entitet në vete për serbet e Kosovës dhe drejt asaj do e shtyjë politiken e saj shkatërruese”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

“Unë do të doja që Asociacioni gjithnjë jo me kompetenca ekzekutive duhet të jete vetëm si pjese e një marrëveshje finale me Serbinë pika E PARË e së cilës duhet të jetë njohja reciproke.

Çdo lëshim që i bëhet Serbisë është nxitje pë kërkesa të tjera të saj”, ka nënvizuar Nela.

Bazuar në këtë, Nela ka thënë se e sheh shumë problematic epilogun e dialogut Kosovë – Serbi, pasi është i vendosur në vendosur në shina të gabuara duke favorizuar Serbinë.

“Serbia jo vetëm që ka shkaktuar 4 luftëra në Ballkan por udhëhiqet nga po ato njerëz që ishin pjesë esenciale e makinerisë pushtuese të Milosheciçit siç janë Vuçiç, Daçiç e të tjerë por mbi të gjitha faktit që e njëjta mendësi e Serbisë vazhdon si në vitet 80-90të. Serbia është vend autokratik pa standarde demokratike që përdor mjeshtërisht kartën e demek shkëputjes nga Rusia në këmbim të përfitimeve mbi Kosovën territorin dhe pasuritë natyrore të saj. Në këtë kurth për fat të keq ka rënë edhe Euro pa dhe pjesërisht edhe administrata aktuale amerikane”, ka përfunduar Nela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat