Zgjedhjet e parakohshme në veri/ “Serbia provokuese”, analisti “zbulon” qëllimin e saj!

Politika

Zgjedhjet e parakohshme në veri/ “Serbia provokuese”, analisti “zbulon” qëllimin e saj!

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:53
Foto nga tesnionet në veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka deklaruar se Kosova ka nisur t'ua hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës.

E gjitha kjo vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

“Prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t’ua hapim rrugëve zgjedhjeve të parakohshme. Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur me BE-në, në Bratisllavë, për shtensionim të situatës”.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me shpalljen e zgjedhjeve në veri, do të ketë ulje të tensioneve por që, Serbia nuk do të ndalet deri në realizimin e Asociacionit.

Sipas tij, ulje të tensioneve do të ketë por jo zhdukje të plotë.

“Me shpalljen e zgjedhjeve të reja pritet të ketë ulje të tensioneve, serbët dhe Serbia nuk guxojnë të bojkotojnë zgjedhjet. Kështu që, pritet të ketë ulje por jo zhdukje të plotë. Serbia synon të mbajë të tensionuara situatën në veri, kështu ajo arrin të mbijetojnë politikisht dhe të përfitojë edhe nga BE.

Serbia s’do ndalet së provokuari situatën deri në realizimin e Asociacionit, kështu që kjo do të jetë vetëm ulje e përkohshem e tensioneve”, shprehet analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat