Serbia u “godit” në SHBA, ja çfarë po kërkohet publikisht!

Politika

Serbia u “godit” në SHBA, ja çfarë po kërkohet publikisht!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 korrik 2023 Në ora: 14:03
Kongresmeni nga Teksasi Keith Self

Para disa ditëve është mbajtur Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë ngjarje është diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni.

Pjesëmarrës në këtë Komitet ishin përfaqësues ndërkombëtar, ku u diskutuan çështje të ndryshme e në veçanti ajo e Kosovës dhe Serbisë.

Kongresmeni nga Teksasi Keith Self në hapësirën e tij të pyetjeve ka pyetur të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për qasjen e balancuar në raport me Kosovën e Serbinë.

“Po dëgjoj një lloj jokonsistence. Ju keni thënë që keni qenë në anën e Kosovës në çdo moment por tani po shohim një qasje më të balancuar. Por nuk ka dyshim se Vuçiqi ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve të Kosovës. Kjo nuk ka aspak dyshim. Vuçiqi i ka shtyrë zgjedhjet e veta edhe për shkak të zgjedhjeve të Kosovës”, ka deklaruar Self.

Kongresmeni nga Teksasi ka insistuar edhe më tej në këtë pozicion neutral të Escobarit.

“Pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë kur e dimë se prej shumë vitesh importon armë nga Rusia”.

Në fund Kongresmeni nga Teksasi i kërkoi Escobarit të mos lejojë ndikimin e Serbisë në zonën e NATO-s.

A ishte kjo një “goditje” për Escobarin dhe një alarm që të ketë sanksione Serbia?

Kelmendi: SHBA-të kërkohet të ndërrojnë politikën ndaj Serbisë

Image
Muhamet Kelmendi

Në lidhe me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se përkundër pyetjet së kongresmanit nuk patë përgjigje pasi që u pa që ka një pabarazi të madhe mes Kosovës dhe Serbisë, pasi po mbahet ana ndaj shtetit serb.

“Qëndrimet e fundit ndaj Kosovës që vijnë nga SHBA janë të propozuara nga z. Escobar. Në këtë ka patur një ndikim edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, z. Hill. Këta të dy mbajnë përgjegjësi për masat e ndërmarra kundër Kosovës dhe bashkimin me masat e UE-se. Mu këtë, Kongresmeni nga Texasi, Keith Self, kërkoi të shpjegon z. Escobar. Natyrisht se nuk patëm përgjigje, sikundër as ndaj çështjeve tjera, që u paraqiten në Kongres. Politika e tillë e respektimit të politikës së Beogradit bëri pabarazi të madhe. I dha hovë kriminal agresionit serbomadh dhe forcave kriminale në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

Profesori më tej, përmend deklaratat të njëanshme të Escobarit ndaj Kosovës duke theksuar që përkrahet nga Hill.

“Deklarata e z. Escobar ishte: “Serbia ka garantuar se do të marrin pjesë serbët e veriut të Kosovës në zgjedhjet lokale”, dhe më poshtë: “Kosova duhet të formoj Asociacionin, që nënkupton lidhjen e komunave serbe me një qendër, e ku do të administrojnë vet me gjuhën, arsimin, kulturën e shëndetësisë, ekonominë, adminstratën e tij e tillë e z. Escobar është tipike e njëanshme dhe i bënë mirë shtetit serb. Me këtë jo vetëm që barazohet Kosova me shtetin serb, por bëhet përgjegjëse kryesore Kosova. Faktet flasin se si z. Escobar, ashtu edhe z. Hill, ose nuk e njohin logjikën politike të Beogradit kundruall Rusisë ose janë të njëanshëm, sikundër ishte z. Hill, kur kërkoj ndjesë për bombardimet e bëra në vitin 1999, për çka i takon Administratës në Uashington të shqyrtojë qëndrimet e tyre aktuale”, shpjegon profesori.

Në fund, Kelmendi thekson që fatkeqësia kryesore për Ballkan është Serbia.

“Çdo kush e dinë se problemi dhe fatkeqësia për Ballkan është Serbia. Aty qëndron çelësi i paqes në këtë anë të Evropës. Ndaj Serbisë kërkohen të merren masa ndëshkuese për të ndaluar agresionin neoshovenist serbomadh. Në të kundërtën, gjendja do të keqësohet dhe agresioni serb ndaj Kosovës merr hov më të madh neoimperialist”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Duhanaj: Pa miqtë tanë, nuk mbijetojmë dot, prandaj është patriotizëm të jemi serioz me ta

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj thotë që nuk duhet të kërkojmë shumë llogari nga SHBA pasi rrjedha e ngjarjeve të fundit kanë ndryshuar gjith procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mendimin tim, problemet që ne si Kosovë sot i kemi prezent, me së paku duhet kërkuar zgjidhje nga SHBA. Pasoj marrëveshja dhe këtu, prapë serbet luajtën lojën e tyre të ndytë, dhe prapë Kurti e u bë protagonist i saj. Tani ishte problemi i legjitimitetit. E gjithë bota demokratike e pranoj procesin zgjedhor, por edhe u pa problemi i mungesës së legjitimitetit politik, prapë iu kërkua Kryeministrit Kurti që mos të insistoj në simbolika, kryetarët ta kryejnë punën e tyre nga ndonjë vend tjetër, derisa të kemi një marrëveshje. Mirëpo Kurti veproi sipas mendjes së tij duke theksuar në vazhdimësi ligjin”, u shpreh ai.

Në fund, analisti potencon që pa miqtë tanë, nuk mbijetojmë dot, prandaj është patriotizëm të jemi serioz me ta.

“Pra zgjidhja e të gjitha problemet të tanishme janë zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat partitë politike do të duhej të garonin, me ofertat e tyre eksplicite për orientimin strategjik si shtet dhe si komb. Aty e gjejmë SHBA-në dhe BE-ë Pa miqtë tanë, nuk mbijetojmë dot, prandaj është patriotizëm të jemi serioz me ta”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat