Situata në veri/ Analisti politik: Kosova duhet të kërkojë nga BE dhe ShBA t’i bëjnë presion Serbisë për t’i implementuar marrëveshjet e nënshkruara

Politika

Situata në veri/ Analisti politik: Kosova duhet të kërkojë nga BE dhe ShBA t’i bëjnë presion Serbisë për t’i implementuar marrëveshjet e nënshkruara

Nga: Q.R Më: 20 korrik 2023 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Analisti politik Hidajet Ahmeti, derisa është deklaruar rreth zhvillimeve të ndodhura nga takimi i fundit i Bislimi me Petkoviq në Bruksel, vlerëson se duhet të ndryshohet logjika dialoguese, shkruan Botasot.

Sipas tij, Serbia ka shfrytëzuar çdoherë nënshkrimin e marrëveshjeve për t'u afruar në mekanizmat ndërkombëtarë, por njëkohësisht ka akuzuar palën kosovare, duke e paraqitur si destruktive në dialog.

“Mendoj se nuk duhet vepruar me logjikën formale, pasi nuk prodhon rezultat. Jemi mësuar të shohim qeveritë e kaluara kur nënshkruanin marrëveshje formale, ku më shumë e vlerësonin anën simbolike se sa atë praktike. Duhet të ndryshohet kjo logjikë dialoguese, pasi Serbia ka shfrytëzuar çdoherë nënshkrimin e marrëveshjeve për t'u afruar në mekanizmat ndërkombëtarë, por njëkohësisht ka akuzuar palën kosovare, duke e paraqitur si destruktive në dialog”, deklaron ai për Botasot.

Image
Hidajet Ahmeti

Tutje ai thotë se, Kosova duhet të kërkoj nga BE dhe ShBA që t’i bëjnë presion Serbisë për t’i implementuar marrëveshjet e nënshkruara.

“Qeveria e Kosovës duhet të del jashtë kësaj kornize dialoguese, duke kërkuar nga BE dhe SHBA që t'i bëj presion Serbisë për t'i implementuar marrëveshjet e nënshkruara, ndryshe Kosova do të mbetet në defanzive në këtë proces, pasi Serbia e ka diplomacinë më të konsoliduar në politikën e jashtme. Përkundrazi, Serbia ka qenë destruktive në procesin dialoguese dhe ka përfituar, kurse Kosova ka qenë konstruktive dhe është ndëshkuar nga BE”, deklaron ai.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka folur për takimet që ka zhvilluar në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se kanë diskutuar një listë të gjatë të çështjeve të dialogut.

“Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtendosjen e situatës në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”- ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat