Analisti jep parashikimin: Ja pse nuk ka sukses dialogu - Qëllimshëm janë vendosë këta emisarë deri tani në dialog!

Politika

Analisti jep parashikimin: Ja pse nuk ka sukses dialogu - Qëllimshëm janë vendosë këta emisarë deri tani në dialog!

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2023 Në ora: 20:59
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur sërish për marrëveshjen e Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është historike.

“Marrëveshjet e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë, por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet e pillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato.”, tha ai duke shtuar se fokusi i tyre nuk është te normalizimi , por te menaxhimi i krizës.

Analisti politik, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se dialogu pa sukses mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë për faj të BE-së, sepse gjithmonë ka pasur ndërmjetësues të njëanshëm.

Sipas tij, dialogu nuk mund të jetë i sinqertë, nga njerëzit që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë po zgjatë që 12 vite pa ndonjë sukses. Faji për këtë e ka vetë BE e cila e ka bërë lëmshë dialogun duke mos e ditë se çka po kërkon, çfarë kahje dhe animesh po merr.

Kjo aq më tepër se BE gjatë gjithë viteve të dialogut ka vendosur njerëz jo të duhur. Gjithëherë qëllimshëm vendosi njerëz jo të duhur nga vendet që se njohin Kosovën si shtet. Të tillë ishin Federika Moghreni një pro serbe-ruse, por edhe më të tmerrshëm janë ardhja në dialog e Josef Borellit nga Spanja që se njeh Kosovën dhe Miroslav Lajçak nga Sllovakia që poashtu nuk e njeh Kosovën si shtet.

Pra, si mund të jenë të sinqertë në dialog e sidomos ndaj Kosovës kur atë nuk e njohin si shtet. Ky është një skandal i qëllimshëm i BE që dialogu nuk po ka sukses sepse vetë ndërmjetësuesit janë të njëanshëm duke e mbajtë anën e Serbisë gjenocidiale, bile shkojnë aq larg sa që as që i përmendin në dialog krimet e Serbisë ndaj Kosovës, as që e detyrojnë Serbinë të kërkojë falje, pra sillen në dialog sikur Serbia s’ka bërë asgjë në Kosovë kurrfarë krimi, kurse në dialog e dëmtojnë Kosovën në çdo aspekt”, thotë ai.

Tutje, thotë se rrugën me mina dhe gjemba për Kosovën, e mbushën BE dhe ju ndërmjetësuesit, vetëm për ta lënë fajtor Kurtin për krizën në veri.

“Miroslav Lajçak deklaroi se rruga e dialogut është e vështirë me kthesa e leqe, por kjo rrugë nëpër të cilën po kalojmë ka “shumë mina tokësore” dhe duhet të kemi kujdes që mos të shkelim në to.

E qartë z.Lajçak kjo rrugë e dialogut është e mbushur me plotë mina, por a je i vetëdijshëm se kush i vendosi ato mina, askush tjeter pos ju e BE, e në veçanti Josef Borrell dhe ju z.Lajçak me një qëllim të caktuar që në to të shkelë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për ta lënë fajtorë të krizës siç vepruat deri më tani me qëllim të vendosjes së sanksioneve siç vepruat turpshëm deri më tani.

Pra, z.Laçak ju së bashku me Borellin jeni fajtorë që rrugës së dialogut po i vëni gjemba dhe mina qëllimshëm për të dëmtuar Kosovën.

Të, mjerët ne që na ratë hise, siç thotë populli, të ju kemi në dialog, sikur të ishit të mire nuk na kishit rënë hise”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat