Kërkesa e parealizueshme e Vuçiq-it dhe Putin-it për Kosovën/ Analisti tregon pse vazhdimi i dialogut mund të jetë i padobishëm

Politika

Kërkesa e parealizueshme e Vuçiq-it dhe Putin-it për Kosovën/ Analisti tregon pse vazhdimi i dialogut mund të jetë i padobishëm

Nga: A.Shaqiri Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:04
Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot” ka komentuar situatën politike në Kosovë përkatësisht raportet me Serbinë dhe dialogun në Bruksel.

Ai ka thënë se sanksionimi i shefit të BIA-s të Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka porosi të veçantë për shtetin e Serbisë, e cila është e lidhur fort me Rusinë.

Por, ai e sheh të çuditshme BE-në dhe Amerikën, të cilat sipas tij ende po mbajnë kontakte diplomatike me garniturën pas millosheviqine në pushtetin e Serbisë.

Image
Skender Mulliqi

Në kohën e Millosheviqit flitej për klanin kriminal të Zemunit, ku protagonist ishte Jovica Stanishiqi, i cili akuzohej për krim të organizuar dhe kontrabanda. Sanksione nga DASH ka marr edhe shefi i BIA-së të Serbisë, Aleksander Vulin. Janë kohë të ndryshme, por me protagonistë të njëjtë të logjikës së kohës të Milloshovqit të viteve të 90-ta. Deri më tash saknksionet kanë qenë të personalizuara. Se a do të kemi sanknksione edhe ndaj Serbisë, për politikat kriminale dhe shoviniste në rajon, mbetet të shihet. Administrata amerikane e presidentit Joe Biden kishte filluar në vitin 2021 me sanksione në Ballkan ndaj disa individëve të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

Edhe sanksionimi i fundit ndaj shefit të BIA-së Vulin, është një instrument që nuk përdorët shpesh, por që ka porosi të veçanta jo vetëm për individin, por edhe shtetin, siç është Serbia e lidhur fortë përmes Vulinit me Rusinë.

Është shumë e çuditshme se si BE-ja dhe Amerika, po mbajnë ende kontakte diplomatike me garniturën pas millosheviqiane në pushtetin e Serbisë. Edhe ky pushtet i Vuqiqit sikur pushteti i Millosheviqit, duhet izoluar. Presidenti i pareformuar serb, Vuqiq është kthyer, në vitet e errëta të shekullit 20-të, kur edhe shpërtheu lufta në ish –Jugosllavi”, shprehet analisti.

Më tej, ai thotë se ndëshkimi i Kosovës nga BE-ja është i gabuar.

Ai shton, se Vuçiq dhe Putin në Kosovë po kërkojnë shkëputjen e begatshme të vendit, siç është veriu i Mitrovicës me Liqenin e Gazivodës.

“Po ndëshkohet Kosova ekonomikisht nga BE-ja për asnjë veprim të gabuar të politikave ndërkombëtare dhe as që ka bë ndonjë të keqe ndaj minoritetit të privilegjuar serb në Kosovë. Vuçiq dhe Putin po kërkojnë diçka që nuk e lejon asnjë shtet demokratik dhe as ata vet. Shkëputja e pjesës më të begatshme të Kosovës siç është veriu i Mitrovicës me Liqenin e Gazivodës, është diçka shumë e pa pranueshme për shqiptarët, siç është e pa pranueshme edhe zhbërja e Republikës Demokratike.

Prandaj, administrata amerikane nëse ka filluar me ndëshkime të zyrtarëve të lartë në Serbi, ky ndëshkim duhet bërë edhe ndaj Vuqiqit, si ish eskponent kriminal i politikës milloshoviqiane, dhe tash si nxitës i luftës ndaj Kosovës së pavarur. Të hiqen masat ekonomike që na janë vu padrejtësisht, e këto masa t’i vihen Serbisë me hipotekë të gjenocidit ndaj myslimanëve në Bosnje dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Derisa këto masa janë në fuqi unë e shoh si shumë të padobishëm vazhdimin e dialogut me Serbinë në këto rrethana të krijuara politike qëllimisht nga Serbia”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat